2017 ishte një vit tjetër rekord për rrokaqiejtë

rrokaqiejtë

Sipas pasqyrës të vitit 2017 për ndërtesa të larta, raporti vjetor nga Këshilli mbi ndërtesat e larta dhe mjedisit urban (CTBUH), është thyer rekordi i ndërtimeve me 114 ndërtesa mbi 200 metra të larta të cilat janë përfunduar në vitin 2017.

Në raport, CTBUH përshkruan trendin e këtij viti në dizajnimin e ndërtesave të larta. Sidomos, viti 2017 ishte viti më i larmishëm gjeografikisht për ndërtesat e larta. 69 qytete nëpër 23 shtete përfunduan ndërtesa të reja, një rritje e konsiderueshme nga ajo e vitit 2016 ku ishin 54 qytete në 18 shtete. Nga këto, 28 qytete dhe 8 shtete përfunduan ndërtesën më të lartë në vendin e tyre.

“Të dhënat nga 2017 tregojnë një vazhdimësi të trendit drejt një përhapje më të madhe të ndërtimit të rrokaqiejve” komentoi drejtori ekzekutiv i CTBUH, Antony Wood. Ndërtimi i lartë nuk është më i kufizuar në një numër të caktuar të qendrave financiare dhe biznesore, por ajo po bëhet model global për dendësin, duke pasur parasysh se më shumë se 1 milion njerëz urbanizohen çdo javë. 13 qytete panë përfundimin e ndërtesave mbi 200 metra të larta për herë të parë në vitin 2017.

rrokaqiejtë

Ndërsa diversiteti gjeografik u rrit, Kina e mbajti mbretërimin e saj si udhëheqës botëror në ndërtimin e rrokaqiejve, duke përfunduar 53 % të të gjitha ndërtesave të reja me lartësi mbi 200 metra. Në fakt, një qytet kinez, Shenzen, mbaroi 12 ndërtesa të tilla këtë vit, më shumë se çdo vend tjetër. SH.B.A-ja u rendit e dyta në listën e rrokaqiejve të përfunduar, me 10 sosh. Trendet tjera të identifikuara nga raporti përfshijnë një ndryshim në llojin e programit nga “vetëm zyre” tek ndërtesat me “përdorim të ndryshëm” dhe tek ato “rezidenciale”. Ndërtesat të cilat përdoreshin vetëm për zyra vitin e kaluar arrinin shifrën  52% të të gjitha ndërtimeve, ndërsa këtë vit ato arrijnë vetëm 39%.

rrokaqiejtë

Është tunduese të hamendësojmë se tani po shohim rezultatet e rimëkëmbjes të plotë nga kriza ekonomike e vitit 2008, pasi që besimi më i madhë në programet me funksion të vetëm po nxit një ringjallje në zhvillimin spekulativ të banimit. Sipas raportit viti 2018 parashikohet të jetë një tjetër vit i rekordeve, i udhëhequr nga ndërtimi i dy ndërtesave me 500 m lartësi, ndërtimi i Goldin Finance 117 në Tianjin dhe i China Zun Tower në Pekin me 529 m lartësi.

 

 

NJOKIS IDEA