Shpërblimi ndërkombëtar për fotografi në Siena të Italisë

Shpërblimi

Afati i fundit për aplikim: 31 Janar 2018
Për: fotograf profesionist dhe jo profesionist nga e gjithë bota
Shpërblim: 1,500.00 Euro

Përshkrimi

Shpërblimi ndërkombëtar për fotografi në Siena është një nga garat e fotografisë me numrin më të madhë të pjesëmarrëve. Edicioni 2017 ka pranuar rreth 50,000 imazhe nga fotografët amatorë dhe profesionistë nga 161 vende të botës.

Siena International Photo Awards është një garë fotografike e hapur për profesionistë nga e gjithë bota. Një aplikim mund të përjashtohet nga konkursi nëse Komiteti Organizativ, sipas gjykimit të tij, do ta konsideronte atë si jo në përputhje me rregullat dhe kushtet e konkurencës.

Shpërblimet

Pjesëmarrësi me fotografinë me rezultatin më të lartë përfundimtar do të shpallet me titullin Fotografi i “Year SIPA Contest 2018” dhe do të marrë një shpërblim të barabartë me shumën prej 1,500.00 Euro si shpërblim për pjesëmarrje në Ceremoninë e Çmimeve. Vendimi i jurisë është përfundimtar. Juria rezervon të drejtën të caktojë çmime të posaçme dhe të drejtën për të mbajtur disa çmime nese cilësia e fotografive të paraqitura nuk është e kënaqshme. Çmimet duhet të mblidhen personalisht nga fituesi në ceremoninë e shpërblimeve në Siena  ose nga një person i cili i përfaqëson ato. Çmimi Pangea do t’u dorëzohet vetëm fituesve të cilët do të marrin pjesë në Ceremoninë e Çmimeve.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, klikoni këtu.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitojeni web-faqen zyrtare.

NJOKIS TIPS