Shkolla dimërore për studime të sigurisë – KYATA

shkolla

Afati i fundit për aplikim: 09 Shkurt 2018
Për:  studentë dhe profesionistë të rinj me bagazh të ndryshëm akademik dhe një interes të përgjithshëm për sigurinë dhe integrimin euroatlantik
Kohëzgjatja : 16 – 19 Shkurt, Kosovë

 

Përshkrimi

“Kosovo Youth Atlantic Treaty Association” ka kënaqësinë e jashtëzakonshme të ju ftoj të merrni pjesë në “Shkollën Dimërore të KYATA për Studime të Sigurisë” që do të mbahet më 16-19 shkurt 2018 në Këndin e NATO-s të Biblotekës Kombëtare të Kosovës.
Kjo shkollë e dimrit ofron një mundësi unike për studentët e universitetit dhe kolegjeve për të studiuar rolin, strukturën dhe aktivitetet e NATO-s dhe organizatave të tjera të sigurisë, si dhe çështjet ushtarake, politike dhe të sigurisë me të cilat ballafaqohet Aleanca e sotme.

Përmes kësaj shkolle dimërore, studentët fitojnë një kuptim më të mirë dhe më të qartë të aftësive dhe kufizimeve që formojnë politikat e vendeve të NATO-s dhe të BE-së në përcaktimin e çështjeve të sigurisë kolektive. Përveç që kanë të bëjnë me një axhendë të përgatitur, studentët ballafaqohen me një krize bashkëkohore e cila zbulohet në Shkollën e Dimrit.

Çdo universitet pjesëmarrës, studentë ose pjesëmarrës do të shkruajë një artikull që duhet të përmbushë kriteret të cilat do të publikohen në revistën Scientific Global Challenge të Akademinë Diplomatike të Shqipërisë.

Pas regjistrimit, pjesëmarrësit do të marrin material përgatitor, i cili përfshin Agjendën, Doracakun e Shkollës së Dimrit dhe botimet relevante të NATO-s si dhe burime tjera.
Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të jenë pjesë dhe të përjetojnë shumë aktivitete kulturore të organizuara për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:

Studentët me bagazh të ndryshëm akademik dhe një interes të përgjithshëm për sigurinë dhe integrimin euroatlantik;

Studentët profesionistë të rinj të interesuar për të zhvilluar procesin mësimor ndërkulturor dhe ndërdisiplinor;

Studentët profesionistë të rinj, nëpunës civilë, ekspertë të komunikimit masiv, politikanë të rinj dhe madje edhe zyrtarë parlamentarë, të cilët duan të avancojnë njohuritë e tyre për proceset e NATO-s;

Ata që janë të interesuar në politikat dhe institucionet e sigurisë, politikës, ligjeve, historisë ose kulturës evropiane.

Kosto

Për të gjithë pjesëmarrësit, tarifat e shkollimit janë 71 euro;

Të gjitha shpenzimet lidhur me transferimin bankar të tarifave të pjesëmarrjes, të ashtuquajtura pagesa për transferim, duhet të mbulohen nga aplikantët / pjesëmarrësit e interesuar;

Për të gjithë pjesëmarrësit, do të përfshihen tre dreka, pushime kafeje, ligjërata, seminare, materiale mësimore dhe ngjarje sociale të cituara në axhendë.

Si të aplikoni?

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar për të marrë pjesë në këtë simulim duhet të dërgojnë CV-të e tyre dhe Letrën e Motivimit në: kyata.kosova@gmail.com, deri në 09 Shkurt 2017, në orën 23:59.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: kyata.kosova@gmail.com ose besim.salihu@yahoo.com

NJOKIS TIPS