Aloe Vera – Gjashtë dobitë shëndetësore

aloe

Aloe vera është një bimë mjekësore e cila përdoret prej mijëra vitesh. Njihet për trajtimin e lëndimeve të lëkurës, por ka edhe disa efekte tjera të dobishme për shëndetin.

1. Përmban komponimet e shëndetshme të bimëve

Aloe vera është një bimë e plotë, e shkurtër e cila mban ujë në gjethet e saj. Njihet për gjethet e gjelbërta të cilat janë të plota dhe të mprehta. Secili gjeth është i mbushur me një ind të hollë i cili ruan ujin, gjë që i bënë gjethet të jenë të plota. Ky ind i mbushur me ujë është “xhel” të cilin ne e asociojmë me produktet Aloe Vera. Xheli përmban shumicën e komponimeve bioaktive në lule, duke përfshirë viatminat, mineralet, amino acidet dhe antioksidantët.

2. Ka veti antioksiduese dhe antibakteriale 

Antioksidantët janë të rendësishëm për shëndetin. Alo vera përmban antioksidant të fuqishëm, të cilët i përkasin një familje të madhe të substancave të njohura si polyfenole. Këto polyfenole, së bashku me disa komponime tjera të cilat gjinden në Aloe Vera mund të pengojnë rritjen e bakterieve të caktuara të cilat shkaktojnë infeksione tek njerëzit.

3. Përshpejton shërimin e djegieve

Aloe vera më së shumti përdoret si ilaç i cili më shumë vendoset mbi lëkurë se sa të hahet. Prej kohësh është përdorur si trajtues i plagëve, veçanërisht djegieve, duke përfshirë djegien nga dielli.  Studimet sugjerojnë se është një trajtim efektiv lokal për djegiet e shkallës së parë dhe të dytë. Një rishikim i katër studimeve eksperimentale zbuloi se Aloe vera mund të zvogëlonte kohën e shërimit të djegies për rreth 9 ditë në krahasim me ilaçet konvencionale.

4. Ulë infeksionet dentare 

Prishja e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishërave të gojës janë problem shëndetësore shume të zakonshme. Një nga mënyrat më të mira për të parandaluar këtë që të ndodh është zvoglimi i ngritjes së infeksioneve në dhëmbë. Një një studim për shpërlarjen e gojës së 300 njerëzve të shëndetshëm, lëngu 100% i pastër i Aloe Vera-s u krahasua me përbërësit standard të klorhexidinës. Pas 4 ditësh përdorimi, shpërlarja e gojës me Aloe vera u gjet që të ishte po aq efektive sa klorhexidina në uljen e infeksioneve dentare.

5. Ndihmon në trajtimin e ulçerave të gojës 

Shumë njerëz kanë përjetuar ulçerat e gojës. Zakonisht ato formohen nën buzë, brenda gojës dhe zgjasin 7-10 ditë. Studimet kanë treguar bindshëm së trajtimi me Aloe vera mund të përshpejtoj shërimin e ulçerave të gojës.

6. Zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak tek personat me diabet

Aloe vera shpesh është përdorur si ilaç tradicional i diabetit. Thuhet se rrit ndjeshmërin e insulinës dhe ndihmon në përmirësimin e menaxhimit të sheqerit në gjak. Disa studime tek njerëzit me tip 2 të diabetit kanë gjetur rezultatet premtuese nga konsumimi i ekstratit të Aloe Veras. Megjithatë, cilësia e këtyre studimeve ishte mjaft e dobët, kështu që mund të quhet i parakohshëm rekomandimi për këtë qëllim.

Aloe vera patjetër ka disa veti terapeutike unike, veçanërisht kur zbatohet si një vaj për lëkurën dhe mishrat.

NJOKIS TREND