Apliko për konferencën ndërkombëtare të Samitit LEAP

leap

Afati i fundit për aplikim: 01 Mars 2018
Për: Të rinjtë ndërkombëtarë
Kohëzgjatja: 15 -17 Mars, 2018, Zagreb, Kroaci

Përshkrimi

LEAP është një lëvizje globale e cila influencon më shumë se 100,000 persona anë e mbanë botës. Ajo përbëhet nga LEAP Summit për konferenca globale, konferenca LEAPin, Komuniteti LEAP dhe programet për liderët e rinjë dhe ndërmarrësitë e së ardhmës LEAP.

Samiti LEAP është konferenca më e madhe ndërkombëtare për të rinjtë në Evropën juglindore dhe ajo mbledh çdo vit mijëra të rinjë nga mëse 30 shtete.

Samiti LEAP është një konferencë 3 ditore, e cila mbledhë më shumë se 2000 njerëz të cilët mund ta bëjnë ndryshimin, nga më shumë se 30 vende e të cilët janë lider në komunitetet e tyre respektive. Fokusi kryesor i konferencës është në temat lidhur me inovacionet, IT dhe teknologjitë moderne, ndërmarrësitë, zhvillimin e karrierve dhe historitë për përmirësimin e jetës. Samiti LEAP mbledhë njerëzit nga e gjithë bota në një vend për të mësuar së bashku në mënyrë që të bëjnë zgjidhje të sfidave më urgjente të kohës sonë.

Çfarë mund të prisni nga Samiti LEAP 2018?

-60+ folës me famë botërore nga industri të ndryshme
-Mijëra njerëz nga mëse 30 shtete
-Skena dhe programe paralele, kështu ju do mund të gjeni diqka të dobishme për vetën tuaj
-Mundësi të mrrekullueshme të bashkëveprimit
-Mundësi të praktikës, programimit, punëtori, seanca, gara
-Program i eventeve ndërkombëtare gjatë netëve të konferencës.

Të drejtë pjesëmarrje:

E hapur për ndërmarrës të rinjë, student, udhëheqës të OJQ-ve dhe personave të cilët mund të bëjnë ndryshimin
Samiti është i lidhur me temat rreth IT, biznesit, ndërmarrësisë, zhvillimit të karrierës dhe historive të suksesit

Përfitimet

Pjesëmarrja në Samit është falas
Edhe pse akomodimi nuk është i përfshirë në çmimin e biletës, në këtë link ju mund të gjeni një zbritje speciale.

Si të aplikoni?

Ju lutem mbusheni aplikacionin
Për më shumë informata, ju lutemi vizitojeni web-faqen zyrtare.

NJOKIS TIPS