ARTI I STILIT GOTIK NË ARKITEKTURË

arti

Në periudhën e luftërave të Kryqëzatave u zhvillua dhe u forcua tregtia me Lindjen dhe vendet perëndimore. Pas këtij lulëzimi në ekonomi,  komunat e qyteteve të pasura filluan të bënin gara, duke ndërtuar kisha e katedrale monumentale në veçanti. 

Këto ndikuan që arti i stilit gotik të quhej ndryshe arti i stilit qytetar. Arti i stilit gotik filloi të zhvillohet në qytetet e Francës veriore. Zhvillimi dhe paraqitja e këtij arti i takon gjysmës së dytë te shek. XII. Kjo lloj arkitekture u bë dominuese ne Evropën Perëndimore, më pas edhe në atë Veriore. Arti i stilit gotik u emërua nga historiani i artit italian Gjorgj Vazari ne shek. VI, sipas tij ky stil është stil barbar.

Katedralja në Rems – Francë
Enterieri i Katedrales në Rems

Në stilin e artit gotik u realizuan kryesisht kishat, katedralet, fortifikatat, ndërtesat administrative, objekte banimi etj. Në këtë periudhë rëndësi te madhe i është dhënë brendësisë. Qëllimi kryesor ishte fitimi i hapësires në brendësi te objekteve, gjë që ishte shumë e kufizuar në stilet e mëparshme. Kjo arkitekturë dhe stil i artit kishte zgjedhje të përshtatshme konstruktive dhe funksionale. Principi i këtij stili arkitektonik ishte qe elementet bartëse të forcohen kurse pjesët tjera te minimizohen ose hiqen fare. Tani në vend të mureve masive kemi shtyllat bartëse.

Katedralja Bourges – Enterieri
Katedralja në Lion – Enterieri

Stili gotik është një stil zhvillimi i të cilit deri në formimin e veçantë arkitektural të tij kërkoi mjaft kohë. Karakteristikat e këtij stili janë harku i mbrehtë në lidhmëri me qemerin e mbrehtë dhe me sistemin e shtyllave dhe harqeve mbështetëse (kontraforet); Brinjët gërshetohen duke formuar trajta të ndryshme të yllit, rrjetës në formë allatke etj. Motivet në dekoracione janë gjethet e rrushit, blirit, dushkut. Në sipërfaqe të mureve hapen dritare të mëdha. Fasada kryesore karakterizohet me tri portale të mëdha, ku gjendet edhe kambana, pirgu e kulla.

NJOKIS IDEA