AVOKADO – HA SHËNDETSHËM

avokado

AVOKADO – HA SHËNDETSHËM

Avokado ofron përafërsisht 20 vitamina dhe minerale, duke përfshirë kaliumin (i cili ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut), luteinën (e cila është e mirë për sytë tuaj) dhe folatën (që është thelbësore për riparimin e qelizave dhe gjatë shtatzanisë)

Avokado janë një burim i mirë i vitaminave B, të cilat ju ndihmojnë të luftoni sëmundjet dhe infeksionet. Ajo gjithashtu ju jep edhe vitaminat C dhe E, plus ajo përmban kimikale natyrale të bimëve të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Avokadot kanë një shkallë të ulët të sheqerit. Përmbajnë fibra, që ju ndihmojnë të ndiheni i nginjur për një kohë më të gjatë. Në një studim, njerëzit që shtuan një gjysëm avokado të freskët në vaktin e drekës, ishin më pak të interesuar të hanin gjatë tre orëve të ardhshme.

Yndyra dhe kaloritë në lëkurën e avokados

Avokadot kanë shkallë të lartë të yndyrës. Por kjo yndyrë është yndyrë e komponimeve organike, e cila hynë tek yndyrërat e mira që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, normalisht duke pasur parasysh që të mos hani sasi të mëdha.

Avokadot kanë shumë kalori. Sasia e rekomandueshme për servim është shumë e vogël: 1/5 pjesë e një avokadoje mesatare (ose 28 gram) ka 50 kalori.

Si ta përgadisni një avokado

Ruani avokadot në temperaturë dhome, duke pasur parasysh se atyre ju duhen 4-5 ditë për tu pjekur. Për të përshpejtuar procesin e pjekjes, ju mund ti vendosni ato në një qese letre së bashku me një banane ose mollë. Kur pjesa e jashtme e lëkurës të jetë e zezë ose e vjollcë e mbyllur dhe e butë në prekje, ato janë të gatshme për ti ngrënë.

Pastroni para se ti preni që të largoni bakteriet dhe papastërtitë. Dhe pastaj sipas dëshirës ju mund ta bëni atë në formë të pures ose ta hedhni atë direkt në makarona, sanduiçe e po ashtu mund të zëvendosni gjalpën ose vajin në recetat tuaja.

Vëmendje! Nëse keni alergji ndaj latex-it, bisedoni me mjekun tuaj para se të përdorni avokadon.

NJOKIS TREND