Betoni i cili ka veti të vetë-riparohet…

betoni

Betoni me veti vetë-riparuese është betoni cili mund të rregullojë çarjet e veta. Teknologjia e gjelbër fut në beton bakteret të cilat kanë veti vetë-aktivizuese, për ta bërë atë vetë-riparues.

Nga të gjithë emetuesit e karbonit që na rrethojnë çdo ditë, betoni është nga më të pranishmit.
Materiali i cili përdoret për ndërtimin e ndërtesave tona, shtrimin e rrugëve është materali më i prodhuar dhe konsumuar në botë, përveç ujit. Deri në vitin 2030, rritja urbane në Kinë dhe Indi do të ketë rritje të prodhimit të betonit me 5 miliardë tonë metrik në vit, duke pasur parasysh se prodhimi aktual është shkaktar i 8% të emetimit të karbonit.

Megjithëse ndikimi i tij në mjedis nuk është i mirë, ai është teper i dobishëm dhe i zbatueshëm. Betoni përkufizohet si përzierje e agregateve, ujit  dhe materialit pluhur hidraulik të njohur si çimento. Falë qëndrueshmërisë së tij, materialeve të cilat mund të gjinden lehtë dhe rezistencës termale, gjasat janë të vogla që një material tjetër ndërtimi do ta zëvendësojë atë në një të ardhme të afërt.

Shkencëtarët kanë një plan për të rritur jetë gjatësin e betonit. Inovacioni i tyre, i cili fut bakteret vetë-aktivizuese të cilat prodhojnë gurë gëlqeror në material ndërtimor, është projektuar për të zvogëluar sasinë e kostove të prodhimit të betonit të dhe për të ulur shpenzimet e mirëmbajtjes dhe riparimeve për qytetet, pronarëve të ndërtesave dhe pronarëve të shtëpive.

Problem i paraqitur tek ky llojë betoni është uji, i cili edhe shkakton probleme por edhe reagon si katalizator i cili aktivizon tretësirën. Bakteret (Bacillus pseudofirmus ose Sporosarcina pasteuri) janë të përziera dhe të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjithë betonin, por mund të qëndrojnë në gjumë deri në 200 vjetë për sa kohë ka ushqim të mjaftueshëm (në formë grimcash). Vetëm shiu ose lagështia atmosferike në të çara – i aktivizon bakteriet të prodhojnë gurin gëlqeror i cili riparon çarjet. Një process i ngjashëm me atë të kryer nga qelizat osteoplastike në trupin tonë të cilat krijojnë kocka.
Shërimi i këtyre çarjeve, me metodën e vjetër ka një kosto të lartë. Sipas studimeve shpenzimet vjetore të mirëmbajtjes për ura, tunele dhe infrastruktura të tjera thelbësore në Europë arrijnë 6 miliardë euro në vit.

Shpikja vjen në tri forma: një llak që mund të zbatohet në ndërtimet ekzistuese për çarje të vogla që kanë nevojë për riparim, një llaç riparimi për riparimin strukturor të dëmtimeve të mëdha si dhe betoni me veti vetë-shëruese, i cili mund të përzihet në sasi sipas nevojës. Ndërsa llaku veq është në dispozicion në treg, betoni vetë-riparues dhe llaçi riparues janë duke u testuar akoma. Aplikimi i këtyre dyjave sipas parashikimeve do të përdoret gjerësisht nga planifikuesit urbanë në infrastrukturën e autostradave, ku përdorimi i kripërave të cilat shkrijnë akullin është dukshëm i dëshmshëm për rrugët e betonit.

Sa do inkurajuese që mund të tingëlloj, ky lloj betoni nuk mund të kurojë çarjet e mëdha ose gropat në rrugë; teknologjia aktualisht është në gjendje të përmirësojë çarjet deri në 0.8mm të gjëra. Metoda e  përmirësimit të betonit për ndërtime të qëndrueshmë është më e realizueshme se sa kalimi të një material ndërtimi krejtësisht i ri edhe pse akoma ky lloj betoni nuk mund të llogaritet si një inovacion i sigurt. Po ashtu kostoja aktuale do ishte pengesë. Një metër kub i betonit me çmim standard është 70 euro, ndërsa betoni me veti vetë riparueses do të kushtonte 100 euro.

NJOKIS IDEA