Bitcoin: Çfarë është dhe si funksion ai?

bitcoin

Bitcoin është një nga monedhat virtuale më të përdorura. Monedha e cila ka arritur edhe në Kosovë, ka një mënyrë të veçantë të funksionimit.

Çfarë është një Bitcoin?

Bitcoini është një sistem i paras elektronike ose nje monedhë e kriptuar “cryptocurrency”. Ajo është një monedhë dixhitale e decentralizuar e cila nuk kontrollohet nga askush. Kështu përmes saj kryhen transaksione anonime, të pakontrolloueshme dhe të cilat nuk tatimohen.

Si gërmohet Bitcoin?

Ju mund të instaloni softwarin e gërmimit të Bitcoinave, i cili pastaj përdor fuqinë e procesimit të kompjuterit (duke përdorur CPU ose GPU) për të kryer kalkulime intensive. Shembull i ngjajshëm është të provoni të gjeni numrat e thjeshtë. Qëllimi është që të gjendet një sekuencë e sigurtë e të dhënave, e quajtur “block”, e cila prodhon një model të caktuar kur algoritmi “hash” i Bitcoin zbatohet në të dhëna. Kompjuteri i cilitdo që arrinë ta bëjë këtë fiton Bitcoin.

Si mund t’i blej Bitcoin-at?

Ju mund të shkëmbeni monedha të rregullta për bitcoina duke përdorur shkëmbimet. Coinbase është njëra prej shkëmbimoreve e cila akoma funksionon. Duhet pasur parasysh që 45% e shkëbimoreve dështojnë. Prej 40 shkëmbimoreve të cilat kanë punuar me Bitcoinat, 18 prej tyre janë mbyllur. Nga këto, 5 janë hakuar dhe kanë humbur të gjitha fondet, si Bitfloor, të cilës i’u janë vjedhur më shumë se 160,000 funte ndërsa 13 tjera janë mbyllur pa ndonjë sqarim.

A duhet të fillojë të gërmojë Bitcoin?

Nëse nuk keni hyrë që në fillim për të gërmuar Bitcoina, është thuajse e pamundur të fitoni të holla tani nga Bitcoini. Shpenzimet e energjisë dhe infrastrukturës janë të larta. Sidoçoftë ju mund të investoni në Bitcoina si një afarist, me shpresën për ti shitur ato me një çmim më të lartë.

NJOKIS PRO