Bota e Kriptovalutave – diskutim i organizuar nga BarCamp Prishtina

bota

Nga një diskutim i forumeve të fshehura të internetit në një ndër temat më të përfolura, kriptovalutat padyshim që janë duke ndryshuar klimatin ekonomik botëror.

Vetëm programet kompjuterike të cilat përdoren për mihjen e kriptovalutave shpenzojnë më shumë energji elektrike se 150 shtete rreth botës. Në qoftë se këto valuta ju kanë tërhequr vëmendjen, ju kanë shkaktuar frikë apo ju kanë ngatërruar, ju keni të drejtë! Për të kuptuar mirë një çështje kaq komplekse kërkohet njohuria e bashkuar e bankierëve, konsulentëve financiarë, shkencëtarëve dhe zhvilluesve të ndryshëm.

Për këtë arsye, në këtë edicion të BarCamp Prishtinës me moderim nga Ermal Sadiku, kemi vendosur të ftojmë tre folës me përvoja të ndryshme që të diskutojmë se ku kanë filluar kriptovalutat, përse duhet të i kuptojmë më mirë dhe çfarë kemi nevojë të dimë rreth tyre.

Folësit e këtij edicioni përfshijnë:

Ermal Sadiku – Partner menaxhues në LinkPlus dhe njohës i kriptovalutave
Lulzim Ismajli – Zëvëndësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)
Hekuran Neziri – Financier profesionist në European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)
Granit Kadolli – Pronar i Gravitas Media

Shihemi në Teatrin ODA të mërkurën, 24 janar 2018, duke filluar nga ora 17:30.

Ju i sillni pyetjet që keni rreth temës dhe ne ju sigurojmë përgjigjet!

NJOKIS PRO