Bursa dhe Grante për Kosovë

bursa-grante

Bursa dhe Grante për Kosovë

heras

HERAS Projekt: Qëllimi i projektit është të kontribuojë në funksionimin e mirë të Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve në Kosovë në linjë me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Zonën Evropiane të Hulumtimeve (ERA) me objektivë afatgjatë për të përkrahur zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Përfituesit kryesor të projektit janë: MASHT; AKA si dhe Univeristetet Publike. Projekti implementohet nga konzorciumi: WUS Austria, ZSI dhe OEAD (për më shumë vizitoni webfaqën zyrtare të projektit)

Financuar dhe mbështetur nga:

ada

 

Grantet për projektet kërkimore-shkencore

Përshkrim i shkurtër: Thirrja është hapur me qëllim për krijimin e rrjeteve shkencore dhe bashkëpunimin e projektit në mes studiuesve nga universitetet publike dhe universitetet e shkencave të aplikuara në Austri, Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor me vëmendje të veçantë për studiuesit e rinj që janë në fazat e hershme.

Aplikantët: Përbërja formale e detyrueshme e konsorciumit duhet të përfshijë së paku një partner nga Austria dhe një nga Kosova. Përveç kësaj, të paktën nga (një) studiues duhet të përfshihen nga vendet e mëposhtme sic janë: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia (për më shumë  informata lexojeni Call for proposals).

Afati i fundit për aplikim: 28 Shkurt 2018

 

Fondi për bursa

Përshkrim i shkurtër: Qëllimi është që studentët e doktoraturës dhe post-doktoraturës të kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve institucionale të institucioneve të tyre në Kosovë duke përfunduar studimet e tyre të doktoratës dhe studimet postdoktoraturës në një universitet jashtë vendit.

Aplikantët për bursaStudimet PhD – jo më të vjetër se 35 ose përjashtimisht max. 40 vjec në rast të përgjegjësive të konsiderueshme të kujdesit

Hulumtuesit posdoktoraturës – jo më të vjetër se 40 vjet ose maksimumi 5 vjet pas dhënies së doktoratës, cilado që zbatohet (për më shumë informata lexojeni Guidelines for the scholarship fund).

Afati i fundit për aplikim31 Janar 2018

 

Informata shtesë
Webfaqja zyrtare – www.heraskosovo.org
Facebook – www.facebook.com/heraskosovo

NJOKIS TIPS