Coincheck: Vjedhja më e madhe në botën e kriptovalutave

Coincheck

Një nga shkëmbimoret më të mëdha të monedhës digjitale të Azisë – Coincheck – ka pranuar se pas një sulmi në rrjetin e saj ka pësuar humbjen e rreth 534 million dollarëve vlerë të kriptovalutës.

The Shibuya, Tokyo, kompania me bazë në Japoni tha se hakerat kanë hy në sistem në orën 2:57 të mëngjesit, të premtën. Megjithatë, shkelja nuk u zbulua për gati tetë orë e gjysmë.

Shumica e humbjeve kanë të bëjnë me një kripto valutë më pak të njohur, NEM; e dhjeta më e madhja në botë nga vlera e tregut. Si një masë të përkohshme, Coincheck ka pezulluar depozitat dhe tërheqjet për të gjitha kripto-valutat, me përjashtim të Bitcoin.

Yusuke Otsuka, zyrtari kryesor operativ i Coincheck, tha se fondet e vjedhura u mbajtën në një “hot wallet” në internet.

Janë njoftuar Agjensia e shërbimeve financiare të Japonisë dhe policia. Otsuka shtoi:”Ne e dimë se ku u dërguan fondet [gjithsej 523 milion NEM]. I kemi gjurmuar ato dhe nëse jemi në gjendje të vazhdojmë ndjekjen, mund të jetë e mundur t’i rimarrim ato, por është diqka që po hetojmë në këtë moment.”

Kompania ende po e shqyrton se sa konsumatorë janë prekur dhe ende duhet të vërtetohet nëse ndërhyrja ishte nisur nga Japonia apo ndonjë vend tjetër.

Përderisa hetimet vazhdojnë, ky episod mund të përfundojë si grabitja më e madhe në botën e kripto-valutave. Ajo mund të eklipsojë vjedhjen e 400 milion dollarëve nga MtGox, një tjetër shkëmbimore me bazë në Tokio, e cila ra në vitin 2014.

NJOKIS PRO