Dhjetë arkitektët që ndryshuan botën

Dhjetë

Nga koha në kohë, ekziston gjithmonë një artist i madhë që ndryshon mënyrën se si ne i përceptojmë kryeveprat, njerëzit e tjerë dhe na jep emocione te reja.

Megjithatë, mendje të ndryshme jane gjeni ne fusha te ndryshme. Arkitektura është një tjetër fushë e madhe ku këto mendje të ndritshme krijojnë mrekulli dhe ndryshime.

Disa arkitektë janë përgjegjës për krijimin e kryeveprave te cilat kanë një ndikim emocional tek njerëzit dhe mund të ndryshojnë mënyrën se si ne i përceptojmë qytetet dhe vendet. Artistë ose jo, këta arkitektë ishin dhe vazhdojnë të jenë, mjeshtrat që ridizanjojne të ardhmen tonë. Këtu janë dhjetë ndërtuesit më të mëdhenj që përmes shpirtit të tyre inovacionit dhe përkushtimit e ndryshuan botën tonë.

1. Oscar Niemeyer (15 dhjetor, 1907 – 5 Dhjetor 2012)

Është konsideruar si pioneri për përdorimin e betonit të përforcuar (reinforce concrete), thjeshtë për arsye estetike. E filloi me projektimin e qiellgërvishtëses së Brazilit e cila përfundoi në 1943, dhe për dekada u njoh si shembulli i parë i modernizmit Brazilian. Punimet e tij janë kryesisht në Brazil dhe Europë (si Francë dhe Itali).

2. Antoni Gaudí (25 Qershor 1852 – 10 Qershor 1926)

Antoni Gaudi ishte një arkitekt Katalan. Qyteti i nënshkruar i tij është Barcelona, por veprat e hershme të tij përfshijnë shumë punime rreth Spanjës. Si një katolik i devotshëm ai projektoi një strukturë e cila do ishte nje ndër kishat më të famshme në botë: Sagrada Familia. Punimi i këtij objekti ka filluar në 1882 dhe pritet të përfundojë në 2026. Punimet e tij kanë një ndërthurje të 3 stileve: gotik spanjoll, baroko dhe Art nouveau (Arti i ri).

3. Louis Sullivan (3 Shtator 1856 – 14 Prill 1924)

Suvillian është padyshim “Babai” i modernizmit. Stili i tij specifikohet nga një formë shumë e thjeshtë, ku si dekorime ka strukturën e ndërtesës në vetvete. Është konsideruar si krijuesi i qiellgërvishteseve pasi ishte pjesmarrës në bumin konstruktiv në Chikago në 1871. Auditorium Building është një nga dizajnet më të njohura të tij, e cila sot është një pikë referimi nacionale e kulturore.

4. Frank Gehry (28 Shkurt 1929 -)

I atribuar si “ Arkitekti më i rëndësishëm i historis tonë” nga Vanity Fair, Frank Gehry ka një portofol të mahnitshëm, punime të cilat jane kosideruar si krevepra të arkitekturës kontemporane (bashkëkohore). Ndërtesat e Gehry-it përfshirë dhe residenca personale janë ndërtesat më atraktive për turistët. Padyshim ai ishte arkitekti avokat i dekonstruktivizmit. Ky stil i quajtur ndryshe arkitekture DECON-e është një zhvillim i arkitekturës postmoderne e karakterizuar nga idetë e fragmentimit duke manipuluar sipërfaqet.

5. Ieoh Ming Pei (26 Prill 1917 -)

Pei ka lindur në Kinë dhe në moshën 17 vjeçare shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar arkitekturë. 76 vjet më vonë, ai quhet një prej mjeshtrave më të mëdhenj të arkitekturës moderne. Ai është i njohur për format gjeometrike të mëdha dhe abstrakte dhe për përfshirjen e stilit tradicional kinez në punën e tij. Pei filloi karrierën e tij në vitin 1950 me hartimin e mjaft ndërtimeve ne Atlanta, Gjeorgji. Pas krijimit të kompanisë së tij, në vitin 1955 ai u përqëndrua në projektet urbane të tilla si kullat Kips në Manhattan, Neë York City apo Society Hill Toëers. Punët e tij më të njohura janë: Biblioteka presidenciale e John F. Kennedy , Muzeu në Boston, Galeria Kombëtare e Artit në Washington DC, Le Grand Louvre (Piramida) në Paris, Banka e Kinës në Hong Kong dhe Muzeu i Artit islamik në Doha.

6. Alvar Aalto (3 Shkurt 1898 – 11 Maj 1976)

Jo me pak se katër stile arkitekturore janë reflektuar në punën e Alvaro-s gjatë gjithë karrierës së tij, dhe padyshim mund te quhet si arkitekti më i zhdërvjellët në botë.
Në 1920 ai adoptoi stilin klasik nordik i shprehur më së shumti në seri të shtëpive residencjale, më vonë vashdoi me funksionalizmin të cilën e eksperimentoi tek libraria e Viipuri, në Rusi. Eksperimentimi u aplikua në mesin e karrierës së tij, tek ndërtesat me tulla të kuqe sidomos në dezajnin e Universitetit teknologjik të Helsinkit. Monumentalizmi ishte faza e fundit e punës së tij. Dy(2) projekte madheshtore jane Finlandia Hall në Helsinki dhe Alto Theater House në Essen, e cila përfundoi pas vdekjes se tij

7. Le Corbusier (6 Tetor 1887 – 27 Gusht 1965)

Le Courbusier nuk ishte vetëm një arkitekt dhe pioner i stilit Internacional por ishte gjithashtu një dizajner, urbanist, shkrimtar dhe piktor. Ishte një nga të paktet që u mor me zgjidhjen e problemit në shkallë të madhe, pra atë të qyteteve të mëdha. Filloi me projektimet e vilave duke perdorur stilin modern. Krijoi konceptin ”a machine for living”, dhe një ndër vilat më historike të tij është ajo e Savoye në Paris. Corbusier kontribuoi shumë në ngritjen e qyteteve më të pastra dhe më me dritë për të ardhmen. Koncepti i tij udhëhoqi më vonë 2 zhvillime: Stilin Gjerman të Bahaus, dhe Stilin amerikan internacional, një simbol i kapitalizmit.

8. Santiago Calatrava (28 Korrik 1951 -)

Calatrava u lind në Valencia dhe është një ndër arkitektët, skultporët, dhe inxhinierët strukturor më të mëdhenj që ka hasur Spanja. Fama në moshe të re e ndihmoi që të hapte zyrën e tij në Valencia, Paris, Zurih, dhe New York. Ai e filloi karrierën duke projektuar projekte inxhinierike si ura dhe stacione trenash. Puna e tij e parë arkitekturore është ajo e The Montjuic Communications Toëer in Barcelona and the Allen Lambert Galleria. Calatrava ka më pak se 2 dekada që dizanjon ndërtesa të mrekullueshme dhe portofoljo e tij është mjaftë mbresëlënëse.

9. Walter Burley Griffin (24 Nëntor1876 – 11 Shkurt 1937)

Walter Griffin është një arkitekt amerikan I cili projektoi kryeqytetin e Australise, Canberra. Ai zhvilloi planimetrit në formë  “L-je” dhe ishte i pari që përdori betonin e përforcuar. Në 1911 qeveria australiane mbajti një konkurs ndërkombëtar për projektimin e qytetit, cmim ky që u fitua nga Walter Griffin. Në Amerikë puna e tij konsiston më së shumti në ato residenciale.

10. Zaha Hadid (31 Tetor 1950 -)

Zaha Hadid është lindur në Irak, dhe është gruaja e parë që ka fituar cmimin Pritzker(shpesh quhet si cmimi nobel në arkitekturë). Ajo u diplomua në Londër ku dhe filloi të punonte në zyrat arkitekturore atje. Në 1980 ajo hapi zyren e saj në Londeër. Edhe pse ka fituar një numër të madhë konkursesh internacionale ajo se kishte fatin te shikonte shumë nga ndërtesat e saj të konkretizuara në realitet.
Forbes e ka renditur atë të 69-nten si gruaja më e fuqishme në botë, ndërsa New Statesman e rënditi atë të 42-tën si figura më influencuese në planet. Puna e saj është kryesisht sfiduese, artistike, një perqasje dekonstruktive dhe jo konvencionale.

NJOKIS IDEA