Dieta që lufton depresionin

Dieta

Sipas një studimi të ri, konsumimi i perimeve, frutave dhe drithërave mund të ulë rrezikun e depresionit.

Ndryshime në mënyrën e jetesës, ashtu si edhe ndryshimi i dietës – preferohet shpesh më shumë se përdorimi i ilaçeve, prandaj donim të shikonim nëse dieta mund të jetë një mënyrë efikase për uljen e rrezikut të depresionit”, thotë autorja e studimit dr. Laurel Cherian, nga Qendra Mjekësore Universitare Rush në Çikago.

Në studim u përfshinë rreth 1000 njerëz, të moshës rreth 81 vjeç, të cilët janë të ndjekur për rreth 6.5 vjet. Personat që ndoqën të ashtuquajturën dieta DASH ishin 11% më pak rrezik për zhvillimin e depresionit se njerëzit që nuk ndoqën krejtësisht këtë dietë.

Përveç frutave, perimeve dhe drithërave, dieta DASH përmban produkte me pak yndyrë ose bulmet, dhe kufizim të ushqimeve të larta në yndyra të ngopura dhe sheqer.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se njerëzit që ndoqën një dietë të lartë në yndyra të ngopura dhe mish të kuq, dhe të ulët në fruta dhe perime )një dietë tipike perëndimore) ishin më të rrezikuar që të zhvillonin depresion.

Rezultatet e studimit u prezantuan këtë të hënë gjatë takimit të përvitshëm të Akademisë Amerikane të Neurolgojisë, në Los Anxhelos.

“Të moshuarit zakonsiht vuajnë nga depresioni dhe njerëzit me probleme mendore, faktorë rreziku vaskular si tensioni i lartë i gjakut ose kolesteroli i lartë, pse njerëzit që kanë pësuar dikur goditje në tru”, shpjegoi Cherian gjatë konferencës.

Studimi nuk provon që dieta DASH ul rrezikun e depresionit, vetëm tregon një lidhje mes tyre, thekson ajo.

“Duhet të bëhen studime të tjera për të konfirmuar këto rezultatet dhe për të përcaktuar përbërësit më të mirë ushqyes të dietës DASH për të parandaluar zhvillimin e depresionit me kalimin e viteve dhe mbrojtur shëndetin mendor të njerëzve”,  thotë  Cherian.

NJOKIS TREND