Forumi Botëror për Shkencëtar të Shkencave Sociale 2018, Japoni

forumi

Afati i fundit për aplikim: 17 Mars 2018
Për:  kandidat ndërkombëtar nën moshën 40 vjeçare
Përfitimet: Bursa WSSF mbulon fluturimet, vizën, akomodimin, kompensim në të holla për ushqim

Përshkrimi

Forumi Botëror i Shkencave Shoqërore 2018 i dedikohet sigurisë, aktualisht një nga shqetësimet aktuale të shoqërive në mbarë botën. Gjatë katër ditëve, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë përmasa të ndryshme të sigurisë, duke marrë në pyetje se si nevoja për siguri lidhet me kërkesën e shoqërive për barazi dhe qëndrueshmëri.  Prezantuesit do të shqyrtojnë qasjet, trended dhe përgjigjet nga sektorë të ndryshëm. The WSS Forum 2018 do të lejojë identifikimin e prioriteteve të një raporti kritik mbi sigurinë, si dhe mangësitë e të dhënave dhe njohurive, në nivel global dhe në rajone të veçanta.

Të drejtë pjesëmarrje kanë

Komiteti i Programit Shkencor WSSF do të përzgjedhë fituesit e granteve.
Kandidatët që kanë të drejtë të aplikojnë për mbështetje nga Fondi janë shkencëtarët social të karrierës së hershme nga një vend me të ardhura të ulëta ose mesatarisht të ulëta, me një prezantim të pranuar në programin 2018 WSSF. Granti është i kushtëzuar nga pranimi i prezantimit nga Komiteti i Programit Shkencor. Kandidatët duhet:

të jenë mundëishtë nën moshën 40 vjeçare
mundësishtë të jetë në nivelin post-doktoratur (ose përvojë ekuivalente) dhe
të jetojnë dhe punojnë në vendet me të ardhura të ulëta ose mesatarisht të ulëta (sipas të dhënave të Bankës Botërore)

Përfitimet

Për të siguruar zërin e studiuesve të rinj në këtë ngjare globale, organizatorët e Forumit po krijojnë një fond për bursat e WSSF (Grantet e udhëtimeve) për shkencëtarët e hershëm të karrierës sociale nga vendet me të ardhura të ulëta ose mesatarisht të ulëta.

Bursa WSSF 2018 për shkencëtarët e hershëm të karrierës sociale do të mbulojë:

Fluturimin kthyes, kategoria Economy (të rezervohet nga sekretaria e WSSF);
Shpenzimet e aplikimit për vizë (nëse është e nevojshme);
Akomodimi  për 5 netë (rreth 76.3076 euro/natë);
Kompensim ditor për udhqim, etj: për 5 ditë (rreth 16.29871 euro/ditë) si dhe tarifa e regjistrimit të hershëm.

Si të aplikoni?

Shkarko formularin e aplikimit dhe aplikoni online.

Në rast se jeni pranuar si folës përmes ‘Call for Sessions’, ju lutem na dërgoni email në adresën: wssf2018@kys.jtb.jp me dokumentin tuaj të aplikimi të bashkangjitur.

Ju gjithashtu do t’ju kërkohet të jepni një CV të shkurtër (maksimumi 2 faqe) dhe dëshmi për punësim në një institucion kërkimor. Ju kërkohet që t’i dërgoni të gjitha në formatin PDF.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitojeni faqen zyrtare të internetit.

NJOKIS TIPS