Forumi i liderëve të rinj nga Evropa dhe Kina

forumi

Afati i fundit për aplikim: 31 Mars 2018
Për: Çdokush që jeton zyrtarisht në Kinë dhe Evropë (Aplikantët nga vendet tjera gjithashtu janë të mirëpritur)
Vendi: 2-4 Maj, 2018, Pecs, Hungari

Përshkrimi

Forumi i liderëve të rinj nga Evropa dhe Kina (ECYLF) 2018 është organizuar aktualisht nga fondacioni ECYLF, Bashkia e qytetit Pecs dhe Univeriteti i Pecs. Këtë vit, do të ketë shumë liderë ndërkombëtarë të rinisë, politikanë, sipërmarrës dhe studiues nga Evropa dhe Kina. Forumi bazohet në iniciativën “the Belt and Road” të promovuar nga qeveritë kineze dhe hungareze. Ai fokusohet  në shkëmbimet rinore, bashkëpunimin e bizneseve dhe bashkëpunimin arsimor midis Evropës dhe Kinës, thyen vështirësitë e ndryshme, lidh hendekun e komunikimit midi biznesit dhe politikës si dhe dëgjon sugjerime të ndryshme nga udhëheqësit e rinj në të gjithë botën. Raporti vjetor i ECYLF do të paraqitet në departamente të ndryshme të qeverive në Evropë dhe Kinë si dhe në organizata ndërkombëtare si OKB, BE, ASEM, WEF, etj.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:

Çdokush që jeton zyrtarisht në Kinë dhe Evropë ka të drejtë të aplikojë (Aplikantët nga vendet tjera gjithashtu janë të mirëpritur)

Aplikanti duhet të jetë i regjistruar në një universitet ose të jetë i diplomuar me një moshë maksimale prej 28 vjeç

Kosto

Ekipi i ECYLF do të ofroj 8-12 bursa të plota për ECYLF 2018. Bursa mbulon shpenzimet në vijim:

Qasja në ECYLF 2018 në Pecs, Hungari;
Akomodim (dhomë dyshe) nga 2 Maji deri 4 Maj (3 netë në hotel me 4 yje);
Ushqim ku përfshihen (mengjesi, dreka, darka dhe pushimet e çajit);
Materialet mbështetëse të Samitit;
Bileta hyrëse për të gjitha ngjarjet shoqërore gjatë forumit.

* Ju lutemi vini re, se aplikacioni i bursave është i ndarë nga aplikacioni i përgjithshëm. Ju duhet të aplikoni për të dyja për të marrë bursa. Do të konsideroheni vetëm për bursë nëse e dorëzoni aplikacionin tuaj dhe paguani për tarifën e pjesëmarrjes para afatit (31 Mars 2018). Bursistët do të marrin një rimbursim të tarifës së pjesëmarrjes gjatë forumit.

Si të aplikoni?

Para aplikimit, ju lutemi lexoni kushtet e aplikimit në këtë vegëz.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit.

NJOKIS TIPS