Furça Intelegjente, e cila zbulon sëmundjet e zemrës

Furça

Shkencëtarët po zhvillojnë një furçë dhëmbësh që mund të japë një paralajmërim të hershëm të problemeve potencialisht vdekjeprurëse të zemrës.

Studiuesit spanjollë po hulumtojnë nëse një “smartbrush” mund të zbulojë ndryshimet në pështymë me saktësi të tillë që mund të paralajmërojë shenja të sëmundjeve kardiake.

Më specifikisht, ata shpresojnë se pajisjet mund të përdoren për të gjurmuar ata që rrezikojnë nga dështimi i zemrës, gjë që ndodh kur zemra nuk e pompon gjakun në trup ashtu siç duhet.

Kjo ndodh më së shpeshti kur muskujt janë të dëmtuar, për shembull pas një sulmi në zemër, dhe shpesh lidhet me rritjen e nivelit të lëngjeve në inde.

Tani, kardiologët po hulumtojnë nëse kontrollet e përditshme të pështymës, duke përdorur një furçë dhëmbësh të projektuar posaçërisht për këtë, mund të përdoren për të monitoruar shenjat që mund të tregojnë rreziqe.

Mjekët thanë se kontrollet e përditshme mund t’u lejonin pacientëve të mbanin nën kontroll shëndetin e tyre.

Studiesti nga Spitali Universitar Ramon y Cajal de Madrid, thanë se duke përdorur “furça dhëmbësh smart” për të matur shenjat jetësore, pacientët mund të monitoroheshin me shumë kujdes, pa shqetësime në rutinat e tyre të përditshme.

Ata po shqyrtojnë se sa me saktësi pajisjet mund të kontrollojnë nivelet e oksigjenit të gjakut, presionin e gjakut, si dhe parametrat biologjikë siç janë nivelet e natriumit, të cilat tregojnë nivelet e lëngjeve.

Mjekët e zemrës thanë se smartbrush ishte ende në fazën e projektimit, por ata ishin optimistë se pështyma mund të luante një rol të rëndësishëm në monitorimin e përditshëm të sëmundjeve kardiake.

NJOKIS TREND