PRIX LEVALLOIS 2018 – Gara ndërkombëtare e fotografisë

Prix

Afati i fundit për aplikim: 02 Maj 2018
Për:
për fotografët e rinj nën moshën 35 vjeçare, të çdo kombësie
Shpërblimi: 
10,000 Euro, Grant

Përshkrimi

Qyteti Levallois organizon çdo vit Prix Levalloi për të mbështetur fotografët e rinj ndërkombëtar dhe si  një mundësi për të inkurajuar dhe promovuar talente të reja.  Levalloi Prix u krijua në vitin 2008. Për dhjetë vite, ka shpërblyer fotografët e rinj nën moshën 35 vjeçare. Çmimi nuk kërkon një temë, as një format. Vetëm cilësia e punës llogaritet në procesin e përzgjedhjes së artistëve.

Çdo vit ka pesëmbëdhjetë (15) kandidatë. Projektet e tyre paraqiten me paanshmëri dhe vullnet të mirë përpara një jurie, me qëllimin që të shpërblehet një laureat dhe një “Special Mention”. Juria përbëhet nga pesë anëtarë: katër persona nga bota e fotografisë dhe një anëtar i bashkisë së qytetit të Levallois.

Të drejtë pjesëmarrje kanë

Konkursi është i hapur për fotografët e rinj nën moshën 35 vjeçare, të çdo kombësie.

Shpërblimi

10.000 euro grant për fituesin, një votë online për çmimin e publikut. Një ekspozitë në galerinë Galerie L’Escale në Levallois, në tetor-nëntor 2018 për tre autorët fitues.

Si të aplikoni?

Dorëzimet duhet të përfshijnë:

Një përzgjedhje prej 15 deri në 20 fotografi, nga një seri e vetme, për t’u publikuar në platformën online: www.prix-levallois.com;
Një raport të projektit (nën 2.000 karaktere) në frëngjisht ose në anglisht, ku e prezantoni projektin;
Një përmbledhje të shkurtër të projektit (nën 600 karaktere), në frëngjisht ose në anglisht;
Formulari i aplikimit, i plotësuar dhe i nënshkruar;
Një CV (maksimum një faqe) duke përfshirë kualifikimet e kandidatit.

Lexoni rregullat e plota të këtij konkursi në këtë link.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit.

NJOKIS TIPS