Gara “World Press Photo 2018”, në Amsterdam

photo

“World Press Photo 2018”  fton fotografët nga e mbarë bota të dërgojnë punimet e tyre më të mira.

Konkursi vjetor i fotografive i shpërblen fotografët, për fotografit më të mira të cilat kan kontribuar në gazetarinë vizuale të vitit të kaluar.

Nëse aplikohet me fotografi teke ose histori, këto foto gjykohen në bazë të asaj se sa saktë, drejtë dhe vizualisht kanë pasqyruar botën ku jetojmë. Gara organizohet në kategori, dhe gjykohet nga një juri e përbërë nga profesionistë të foto gazetarisë. Anëtarët e jurisë ndërrohen çdo vit. Juria udhëhiqet nga një kryesues dhe mbështetet nga dy sekretar të cilët zbatojnë procedura rigoroze. Juria, kryetari dhe sekretarët janë të pavarur nga Fondacioni World Press Photo. Bordi i stafit dhe partnerët e Fondacionit World Press Photo nuk mund të ndikojnë në vendimet e jurisë.

Të drejtë aplikimi:

Konkursi është i hapur për fotografë dhe fotoreporterë profesionist si dhe koordinatorët të cilët aplikojnë në emër të këtyre. Gjithkush që dëshiron të aplikoj në garën World Press Photo 2018 duhet të regjistrohet, në mënyrë që të ketë çasje në aplikim. Kjo bëhet në web-faqe para datës 4 janar 2018, 12:00. Aplikimet për garën e fotografive mund të dorëzohen vetëm përmes faqes online, e cila është hapur më 1 Dhjetor 2017 dhe do mbetet e hapur deri më 9 Janar 2018, 12:00.

Lexoni për rregullat e aplikimit, kategoritë dhe kodin etik.

Shpërblimet:

Një juri ndërkombëtare zgjedh foton e vitit dhe ndanë çmimet për vendin e parë, dytë dhe tretë për të gjitha kategoritë.

Të gjithë fotografët fitues të konkursit marrin:

Përfshirjë në ekspozitën e World Press Photo e cila zgjat një vit, dhe e cila shfaqet në 45 vende të botës dhe shihet nga mbi 4 milion njerëz çdo vit.

Përfshirje në librin vjetor, i cili është në dispozicion në gjuhë të ndryshme
Ftesa, biletë kthyese dhe akomodim në hotel për ngjarjen vjetore të Festivalit World Press Photo, Amsterdam
Një diplomë dhe një shpërblim Golden Eye, të paraqitur në ceremonin vjetore të shpërblimeve gjatë festivalit World Press Photo, Amsterdam.
Përveq kësaj, fituesit e çmimeve shpesh paraqiten edhe në botime të rëndësishmë dhe ftohen të flasin në ngjarje publike, hapje të ekspozitave dhe leksioneve gjatë gjithë vitit.

Si të aplikoni?

Mësoni si të aplikoni dhe cilat janë kategoritë e garës. Lexoni rregullat e aplikimit dhe kodin etik, si dhe informacionet rreth procesit të gjykimit dhe verifikimit.

Pyetjet mund të drejtohen përmes e-mailit të Micha Bruinvels, Drejtoresha e garave, në contest@worldpressphoto.org

Për më shumë informata vizitojne ëeb-faqen zyrtare.

NJOKIS TIPS