Gjithmonë largohuni nga zyra në kohë  

zyra

Çfarë nënkupton kjo në të vërtetë dhe pse unë me të vërtetë besoj në atë se ju duhet gjithmonë të largoheni nga zyra në kohë.

Puna është një proces i pafund – Kjo është fakt dhe ne gjithashtu duhet të mësohemi me këtë. Prandaj ndaloni dhe mos u përqendroni në planet 1 ditore ose 1 javore. Por filloni të bëni plane për një karrierë. Pra, shfrytëzoni aftësitë e menaxhimit të kohës dhe mos provoni t’i bëni të gjitha brenda ditës!

Interesimi për një klient është i rëndësishëm, po ashtu edhe familja juaj –  Sinqerisht unë tallem me ata që thonë se 2 orë në mbrëmje janë të mjaftueshëme për familjen, pasi që nuk janë. Ata gjithmonë do ta pasurojnë jetën tuaj më shumë se një klient, jepjuni atyre kohën që e meritojnë.

Nëse dështoni në jetë, as klientët e as shefi juaj nuk do ju ndihmojnë, familja po. – Mos më keqkuptoni, kam pasur konflikte me vetveten për të qenë një shef i mirë dhe në të njejtën kohë të jem aty për familjen time.

Jeta nuk është vetëm punë, zyre dhe klient – unë i dua njerëzit dhe industrinë për të cilën punojë. E sidomos kur festojmë sukseset, por a e dini çfarë? Kjo zgjatë një moment, ndërsa me familjen dhe shoqërinë kjo është e vazhdueshme dhe pa pritshmëri. Shijoni momentet tuaja me familjen dhe shokët dhe përjetoni aventurat e reja me ta po ashtu.

Një person i cili rrin deri vonë në zyre nuk është një person i cili punon shumë – Kjo ka ngritur shumë debate, dhe i kuptoj njerëzit të cilët nuk do pajtoheshin por unë kam një pikëpamje tjetër. Gjatë 10 viteve të rekrutimit kam mësuar se ata të cilët janë në gjendje të punojnë me efikasitet gjatë kohës që kanë në dispozicion janë jashtëzakonisht të suksesshëm. Dhe në të njejtën kohë gëzojnë një ekuilibër të madh të punës e jetës.
Nëse ju jeni duke punuar 10-12 orë, ju lutem të shikoni se cfarë po përpiqeni të arrini dhe të pyesni vetën nëse në të vërtet po arrini dobi nga kjo. Planifikoni ditën tuaj para se ta filloni atë, mos i bëni planet në 8 ose 8:30 kur veçse ka filluar dita juaj.

Ju nuk keni studiuar shumë e as nuk keni luftuar në jetë për tu bërë një maqinë. Kuptojeni – Maqinat mund të operojnë 24 orë me lëndën djegëse të duhur. Ju nuk mund ta balanconi jetën tuaj, mos harroni keni 24 orë, 8 për gjumë, 8 për punë, 8 për vetën tuaj.
Nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë – E dini cfarë unë jam shef. Nëse duhet ti kërkojë dikujt të punojë deri vone ose të punojë vetë deri vonë, unë jam një budalla. Deri më sot, kurrë nuk i kam kërkuar askujt të punoj deri vonë, dhe nuk do ta bëjë kurrë. Praktikojeni atë që predikoni.

Unë mund të vazhdoja të flas për këtë temë më orë të tëra. Isha një djalë me një baba që e shihja rrallë për shkak të kohëve të gjata qe kaloja tek zyra. Kam parë familje të ndahen sepse prindërit vënin punën para familjes. Kam ndëgjuar për prindër të rinjë të cilët vdisnin për shkak të stresit në punë dhe pasi që punonin 16 orë në dite.

Gjithmonë largohuni nga zyra në kohë.

NJOKIS PRO 

Andrew McGregor