Hulumtimi i tregut: Mënyra më e mirë për ta bërë atë?

hulumtimi

Hulumtimi i tregut ka për qëllim të kuptoj arsyet pse konsumatorët do të blejnë produktin tuaj.

Hulumtimi studion gjërat si sjelljen e konsumatorëve. Duke përfshirë atë se si faktorët kulturor, shoqëror dhe personal ndikojnë në atë sjelljeHulumtimi i tregut më tutje ndahet në dy lloje, në atë primar dhe sekondar. Hulumtimi primar i tregut studion konsumatorët drejtpërdrejt. Ndërsa hulumtimet sekondare studiojnë informacionet të cilat të tjerët kanë mbledhur rreth klientëve. Hulumtimi primar mund të jetë intervista telefonike ose sondazhet online me anëtar të përzgjedhur rastësisht, të grupit të synuar.

Ju po ashtu mund të studioni të dhënat tuaja të shitjeve për të kryer hulumtimin primar. Ndërsa ai sekondar mund të kryhet nga raportet e gjetura në web-faqet e kompanive të ndryshme.

Pyetjet themelore të cilave duhet të përpiqeni të ju përgjigjeni me hulumtimin tuaj, përfshijnë:

Kush janë klientët tuaj? Përshkruani ata në aspektin e moshës, profesionit, të ardhurave, mënyrës së  jetesës, arritjeve arsimore, etj.

Çfarë blejnë ata tani? Përshkruani zakonet e tyre të blerjeve të cilat kanë të bëjnë me produktin ose shërbimin tuaj. Po ashtu përfshini edhe atë se sa blejnë, furnizuesit e tyre të preferuar, tiparet më të njohura dhe pikat më të rëndësishmë të çmimeve.

Pse blejnë? Kjo është pjesa më e ndërlikuar, pasi duhet të provoni të gërmoni në kokat e konsumatorëve. Përgjigjet do të varen nga produkti dhe përdorimet e tij. Blerësit e enëve të gatimit, mund të blejnë produktet të cilat ofrojnë psh enë me sipërfaqe jo ngjitëse, ose ata të cilat ofrojnë më shumë tiganë në pakton e tyre, ose ato që vijnë në gjyra me dekorative.

Çfarë do t’i bëjë ata të blejnë nga ju? Megjithëse disa nga këto pyetje mund të duken të vështira për ju, do të habiteni nga të dhënat e detajuara të tregjeve të cilat janë në dispozicion. Përgjimi i burimeve të informacionit për të siguruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve, do ta bëjnë planin tuaj më bindës dhe do ti rrisin gjasat tuaja për sukses.

Për të gjitha kompanitë, hulumtimi më i mirë i tregut është ai të cilin e bëni vetë. Ai mund të bëhet përmes intervistave telefonike me konsumatorët. Ju mund të mbledhni të dhëna për klientë, duke përfshirë Like-s dhe Dislike-s si dhe preferencat e tyre përmes Facebook-ut.

NJOKIS PRO