Hulumtuesit e rinjë – Konferenca studentore ndërkombëtare

Afati i fundit për aplikim: 1 Dhjetor 2017

hulumtuesit

Hulumtuesit e Rinjë

Afati i fundit për aplikim: 1 Dhjetor 2017
Te drejtë pjesëmarrjeje kanë përsonat mes moshave 18-30 vjecare
Tarifa: Pa pagesë

Përshkrimi

Departamenti për Histori, qendra për Studime Polake dhe Europiane e Jerzy Wladyslaw Giedroyc dhe shoqërive studentore për humanitet “Potluck” janë të lumtur të ftojnë studentët, student pasuniversitar dhe post doktoratur të marrin pjesë në Konferencën ndërkombëtare studentore për hulumtuesit e rinjë “ Eksplorimi i së kaluarës: Historia e re sociale në udhëkryqin e trendeve metodologjike”, e cila do mbahet me 22-23 Mars, 2018 në Universitetin Kombëtar të “Kyiv Mohyla academy”. Kjo konferencë është vazhdimësi e serive vjetore të seminareve ndërkombëtare “Eksplorimi I së kaluarës” e cila është lansuar këtë vit dhe pozicionohet si një forum akademik për diskutime në metodologjinë e hulumtimeve historike. Qëllimi I konferencës është krijimi I një ambienti intelektual në të cilin gjeneratat më të reja të profesionistëve do të jenë në gjendje të diskutojnë qasjet e ndryshme të studimit të historisë sociale dhe përdorimin e tyre në studimin e burimeve të materialeve të ndryshme.

Shkrimet duhet të përmbajnë një ose më shumë nga temat e mëposhtme (tema e seksioneve do specifikohet më poshtë)

“Kthimi në burim”; baza e burimit për studimin e historisë sociale
Demografia historike: Numrat e dallueshëm ose dinamika sociale?
Mikrohistoria: në çoftë se mosaiku I “së kaluarës” është kompozuar nga historitë e shkurtëra
Antropologjia historike, ose Cili është vendi I njeriut në “teatrin” e historisë
Urbanizmi historik: Çfar mund të tregojnë qytetet dhe për cfarë heshtin ato?
Studimi I gjinive
Historia e kishës dhe antropologjia e religjionit
Historia e përditshmërisë
Historia orale: (I njëanshëm) nga dëshmitarët e së kaluarës

Brenda kornizës së konferencës, pjesëmarrësit do të mund të marrin pjesë në ligjerata publike nga historian të famshëm Ukrainas, të marrin pjesë në punishte me profesor nga NaUKMA Departamenti I Historisë, po ashtu të marrin pjesë në diskutime publike për çështje të përgjithshme të konferencës

Te drejtë pjesëmarrjeje kanë:

Në mënyrë që të pranoheni, duhet të jeni mes moshave 18 dhe 30 vjecare dhe të plotësoni formën elektronike. Zgjedhja e pjesëmarrësve bëhet në baza konkuruese.

Tarifa

Organizatorët janë duke kërkuar fonde për të siguruar akomodimin dhe vaktet e ushqimit për pjesëmarrësit e konferencës.

Si të aplikoni?

Para regjistrimi është I nevojshëm. Për të arritur atë ju duhet të plotësoni formën elektronike dhe të shkruani një abstrakt (deri në 500 fjalë), abstrakt I cili nënvizon çështjet e hulumtimit tuaj, burimet dhe historiografin (me pak fjalë) dhe konkluzionet paraprake dhe dërgojeni atë në kmaistory.conference@gmail.com

Gjuhët të cilat do përdorën gjatë kësaj konference: Ukrainisht, Anglisht, Gjuha Polake
Konfirmimi I pjesëmarrjes do ju dërgohet më 15 Janar, 2018

Për më shumë informata, vizitojeni http://history.ukma.edu.ua/

 

NJOKIS TIPS