Inflacioni: Kuptimi i efektit të tij në fondet tuaja…

inflacioni

A jeni duke kursyer? Për edukimin tuaj? Për ndonjë qëllim tjetër? Nëse po, ju do të duhet të dini se si ndikon në kursimet tuaja inflacioni.

Inflacioni është rritja e çmimeve të produkteve përgjatë një periudhe kohore. Shkalla e inflacionit është luhatur gjatë viteve. Ndonjëherë inflacioni rritet ndërsa ka raste kur rritja e tij nuk vërehet. Ndryshimet afatshkurtëra nuk shihen si problem. Problem i madhë janë efektet e inflacionit afatgjatë.

Në periudha afatgjata, inflacioni dëmton fuqinë blerëse të të ardhurave dhe pasurisë suaj. Kjo do të thotë se edhe kur ruani edhe investoni, pasuria juaj e akumuluar blen gjithnjë e më pak. Dhe ata të cilët kanë kursyer dhe investuar ndikohen më shumë.

Efektet e inflacionit nuk mund të mohohen, megjithatë ka mënyra për ta luftuar atë. Ju duhet të zotoni të paktën disa investime të cilat kanë potencial për ta tejkaluar normën e inflacionit. Një fond i cili fiton 2% kur inflacioni është 3%, faktikisht humbet fuqinë blerëse çdo vit. Megjithëse rezultatetet e së kaluarës nuk mund të jenë garantuese të rezultateve të së ardhmes, aksionet historikisht kanë dhënë kthime të të hollave më të lartë se sa keshi dhe obligacionet. Megjithatë, ky potencial për kthime më të larta vjen me një rrezik më të madh të paqëndrueshmërisë dhe potencialit për humbje. Ju mund të humbni një pjesë ose të gjitha parat e investuara në aksione. Për shkak të kësaj paqëndrueshmërie, parat në aksione mund të mos jenë të përshtatshme nëse llogaritni që në periudha afatshkurtëra ti keni në dispozicion. Po ashtu ju duhet të mendoni nëse keni aftësinë financiare dhe emocionale për të përballuar këto ngritje dhe ulje përderisa ju kërkoni të arrini kthime të fitimeve më të larta.

Obligacionet gjithashtu mund të ndihmojnë, por që nga viti 1926 kthimi i tyre i rregulluar nga inflacioni ka qenë më i vogël se sa ai i aksioneve. Letrat me vlerë të mbrojtura nga thesari i inflacionit (TIPS), të cilat mbështeten nga besimi i plotë dhe kredia e qeverisë Amerikane të pagesës në kohë dhe interesit, indeksohen në mënyrë që kthimi juaj të jetë në ritëm të njejtë me inflacionin. Principali rregullohet automatikisht çdo 6 muaj që të reflektoj ngritjet dhe zbritjet në Indeksin e çmimeve të Konsumit: për sa kohë ju mbani një TIPS deri në maturim, ju do të merrni më të madhen e principalit origjinal të rregulluar nga inflacioni. Nëse nuk keni TIPs në një llogari të shtyrë nga taksat, ju duhet të paguani një taks federale mbi të ardhurat plus çdo rritje të principalit, edhe pse nuk do të merrni asnjë prinicipal të akumuluar deri sa obligacionit të arrijnë maturimin. Kur normat e interesit rriten, vlera e obligacioneve ekzistuese zakonisht bie në tregun sekondar. Megjithatë, ndryshimi i normave dhe vlerat e tregut sekondar nuk duhet te ndikojnë në principalin e obligacioneve të cilat janë mbajtur deri në maturim.

Diversifikimi i fondeve tuaja, shpenzimi i aseteve tuaja në një sërë investimesh që mund të reagojnë në kushte të ndryshme të tregut, është një mënyrë për të menaxhuar rrezikun nga inflacioni. Sidoçoftë, diversifikimi nuk garanton fitim ose mbrojtje nga një humbje; kjo është një metodë e përdorur për të ndihmuar në menaxhimin e rrezikut të investimeve.

NJOKIS PRO