Instagram i jep fund privatësisë

instagram

Instagram do të fillojë t’ju njoftoj kur njerëzit e tjerë marrin pamje nga fotot ose videot e juaja.

Kjo do të thotë se do të njoftojë gjithashtu edhe përdoruesit tjerë kur ju i bëni screenshot postimeve të tyre.

Postimet automatikisht vetë-shkatërrohen pas 24 orëve, por funksionaliteti i ‘screenshot’ dhe ‘screen-recording’ esencialisht ju lejon të bëni kopje permanente të tyre.

Deri më tani, përdoruesit kanë pasur mundësin që fshehurazi të regjistrojnë ose t’i bëjnë screenshot postimeve, pa u vërejtur. Por kjo do të ndryshojë. Kur dikush t’i ketë bërë screenshot ose screen recording njërit nga postimeve tuaja, një simbol me formë të diellit do të shfaqet pranë emrit të tyre në pjesën e ‘Story Views’.

Sipas WABetaInfo, kjo pjesë akoma nuk është aktivizuar nga Instagram, pasi që ajo është akoma në zhvillim. Sidoqoftë, disa përdorues duket se veçse kanë filluar të pranojnë njoftime për screenshot të postimeve të tyre.

Instagrami do ju njoftoj juve përpara se të fillojë aplikimin e njoftimeve, duke shfaqur një mesazh ku shkruan: ‘ Herën tjetër kur ju të bëni një screen shot ose screen recording, peroni i cili ka postuar do të ketë mundësin ta sheh atë.’

Kjo lëvizje, e cila vjen si lajm i mirë për përdoruesit e ndërgjegjshëm të  privatësisë, sjell postimet e Instagram edhe më në linjë me Snapchat, aplikacion nga i cili u frymëzua shumë. Snapchat ju njofton juve kur të tjerët i bëjnë screenshot Snap-ave tuaj.

NJOKIS PRO