Intelegjenca emocionale dhe roli i saj në udhëheqje

intelegjenca

Nëse nuk mund ti kontrolloni aftësitë tuaja emocionale. Nëse nuk jeni i vetëdijshëm, nëse nuk jeni në gjendje të menaxhoni emocionet tuaja, atëherë pa marrë parasysh sa të zgjuar jeni, ju nuk do të arrini larg.

Kur shtrohet pyetja se çka e përcakton një udhëheqës ideal, shumica do të theksonin tiparet si intelegjenca, vendosmëria dhe vizioni, cilësi këto tradicionalisht të lidhura me udhëheqjen.Aftësitë dhe zgjuarësit e tilla janë të nevojshme por të pamjaftueshme për një udhëheqës. Shpeshë jashtë listës lihen cilësitë të cilat kanë të bëjnë me kualitetet personale. Por edhe ato janë esenciale. Megjithëse një shkallë e caktuar e aftësisë analitike dhe teknike është një kusht minimal për të pasur sukses. Studimet tregojnë se intelegjenca emocionale mund të jetë një atribut kyç i cili dallon punëtorët e shquar nga ata që janë thjesht punëtor adekuat.

Psikologu dhe autori Daniel Goleman solli termin “intelegjencë emocionale” në vitin 1995 para një audience të gjerë në librin e tij me po të njejtin emër. Dhe vetë Goleman e zbatoi konceptin për biznes me këtë HBR artikull në vitin 1998. Në hulumtimin e tij në pothuajse 200 kompani të mëdha globale, Goleman zbuloi se udhëheqësit e vërtet dallohen nga një shkallë e lartë e intelegjencës emocionale. Pa të, një person mund të ketë formim të klasës së parë, një mendje inkurajuese dhe një sasi të pafund të ideve të mira, por prapë se prapë ai nuk do jetë një udhëheqës i madh.

Komponentët kryesor të intelegjencës emocionale si vetëdijësimi, vetë kontrolla, motivimi, ndjeshmëria dhe aftësitë sociale mund të tingëllojnë si diçka e papërshtatshme për të bërë biznes. Por Goleman, bashkë-udhëheqës i Konsorciumit për Zbulime në degën “Intelegjenca emocionale në Organizata”, me bazë në Universitetin Rutgers, gjeti lidhje të drejtëpërdrejta mes intelegjencës emocionale dhe rezultateve të matshme biznesore. Nocioni i intelegjencës emocionale dhe rëndësia e tij ndaj biznesit ka vazhduar të shkaktojë debate gjatë gjashtë viteve të fundit. Por artikulli i Goleman-it mbetet si referencë përfundimtare mbi këtë temë. Me një diskutim të detajuar të secilës komponentë të intelegjencës emocionale. Si t’i njohim udhëheqësit e mundshem. Si dhe pse lidhet me performancën dhe si mund të mësohet.

NJOKIS PRO