Intervista në Facebook, Cisco dhe 11 kompani tjera teknologjike

intervista

Bazuar në studime, ditëve të sotme të gjithë duan të punojnë me teknologji. Posaçërisht për kompanitë e famshme si Google, Apple, Facebook dhe Microsoft. Në fakt, këta gjigant teknologjik kryesuan rënditjen e vitit 2017 si punëdhënësit me më së shumti kërkesa në Amerikën e Veriut, duke marrur 4 nga 5 vendet e para.

Nuk është befasuese pse ndodhë kjo . Ata njihen për pagesa të mëdha, ofrojnë përfitime atraktive dhe një kulturë të shkëlqyer të vendit të punës. Por për shkak se vendet e punës në këto kompani kërkohen kaq shumë, konkurenca për ta fituar një vend është e ashpër. Si dhe procesi i punësimit mund të jetë sfidues dhe dëshpëruese.

Reuben Yonatan, themelues dhe CEO i GetVoIP, një shërbim telefonik, shpjegon në një postim në faqen e tij se ai dëshironte të zbulonte se si është në të vërtet aplikimi për një vend pune tek këta gjigant teknologjik. Pra, ai shikoi qindra komente në Glassdoor nga inxhinierët e softuerëve të cilët aplikuan në 13 kompani të njohura të teknologjise dhe të cilët kanë indentifikuar trended në proceset e intervistimit.

Më specifikisht, ekipi i tij shikoi nëse të intervistuarit kishin përvojë pozitive, negative ose
neutral në secilën kompani. Dhe si e rangonin ata secilën në bazë të nivelit të vështirësis.

Këtu i keni këto rezultate:

Duket se një proces i thjeshtë intervistimit nuk ka gjithmonë lidhje me një eksperiencë pozitive të intervistës dhe një proces i vështirë intervistimit nuk ka gjithmonë lidhje me një përvojë negative.

Për shembull, procesi i intervistës në Twitter ishte i vështirë (3.1/5.0), por rreth 42% e të intervistuarve kishin një përvojë negative. Në anën tjetër, Google kishte procesin më të vështirë (3.4/5.0), por 56% e njerëzve kishin një përvojë pozitive gjatë intervistave.

Ekipi i Yonatan’s gjithashtu llogariti kohëzgjatjen mesatare të intervistave në çdo kompani dhe këto rezultate duket se kanë pak ndikim në përvojën e një kandidati. Përderisa Cisco, Yahoo dhe Uber kishin një process intervistimi më të shkurtër, prej 2 javësh. Vetëm të intervistuarit në Cisco kishin një eksperiencë shumë të mirë në intervistë.

Edhe pse këto të dhëna janë specifike për inxhinierët e softuerit, ne besojmë se këto demonstrojnë mënyrën se si procesi i punësimit në shumë industri shkon përtej thirrjes telefonike tradicionale dhe intervistës personale. Vizualizimet e mësipërme ju japin një ide se sa intensiv mund të jetë procesi i punësimit, por mos lejoni që ky proces të ju dekurajojë.

NJOKIS