Kampet Rajonale të Restaurimit 2018

kampet

Afati i fundit për aplikim: 15 Prill 2018
Për:
Pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia
Bursa:
shkollimin, strehimin në vend me mëngjesi, materialet dhe mjetet e kampit, sigurimin shëndetësor emergjent dhe ekskursionet e planifikuara.

Përshkrimi

Në 2018-ën Kampet Rajonale të Restaurimit do t’u ofrojnë pjesëmarrësve ligjërata të nivelit të lartë dhe përvojë praktike në fushat e restaurimit, konservimit, zanateve historike nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe materialeve tradicionale, si dhe njohurive në lidhje me interpretimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe muzeve. Gjatë secilit prej këtyre kampeve pjesëmarrësit do të ndjekin një program të ngjeshur, por gjithëpërfshirës, i cili kombinon teorinë – nëpërmjet ligjëratave e prezantimeve – me përvojën praktike gjatë punës me monumente e objekte muzeale në vendndodhje të ndryshme ne rajon.

Çdo ndërhyrje do të ndihmojë banorët vendas, duke restauruar objektet muzale e monumentet e tyre të çmuar dhe duke i ofruar mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar e rijetëzuar ato.

Secili nga Kampet është pjesë e një nisme që përfshin gjithë Ballkanin dhe që synon të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre lokale. Objektivat kryesore janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për ripajtim në një shoqëri demokratike, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin ekonomik në nivel lokal përmes përdorimit të trashëgimisë kulturore.

Të drejtë pjesëmarrje kanë

Pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia kanë të drejtë t ë marrin pjesë falas.

Bursa

Për të gjithë aplikantët e pranuar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, do të ketë një bursë për të mbuluar shpenzimet e kampit. Bursa do të paguajë tarifën e plotë prej 800 euro. Kjo tarifë do të mbulojë shkollimin, strehimin në vend me mëngjesi, materialet dhe mjetet e kampit, sigurimin shëndetësor emergjent dhe ekskursionet e planifikuara.

Pjesëmarrësit do të jenë përgjegjës për pagimin e ushqimeve të tyre, si dhe për udhëtimin në vendndodhjen e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

Dërgoni formularin e aplikimit (duke përfshirë të gjitha dokumentet mbështetëse) nëpërmjet:

email: rrc@chwb.org

ose me postë

CHwB Albania
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kati III, Zyra 15
Tiranë, SHQIPËRI

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit.

NJOKIS TIPS