Kampi për trajnimin e trajnerëve në Komunikimin Digjital

kampi

Afati i fundit për aplikim: 12 Mars 2018
Për: njerëz nga vendet e renditura më poshtë, të cilët kanë përvojë në mësimdhënie në temat e përzgjedhura
Përfitimet: organizatori mbulon shpenzimet e trajnimit, akomodimit dhe vaktet e ushqimit

Përshkrimi

Ju tashmë i mësoni të tjerët në komunikimin digjital, por dëshironi të përmirësoni ato aftësi? Rrjeti i komunikimit digjital shpallë Kampin për Trajnimin e Trajnerëve që do të zhvillohet më 19-21 Prill 2018 në Ukrainë!
Kampi do të mirëpret katër grupe të vogla të pjesëmarrësve, secili do të zgjeroj aftësitë në një nga temat e përzgjedhura:

– Fushatat e mediave sociale
– Tregim historish
– Gazetaria e të dhënave
– Komunikimit qeveritar

Deri në fund të kampit secili grup do të krijojë një plan trajnimi të gatshëm për përdorim. Si një pjesë përcjellëse e trajnimit, çdo pjesëmarrës do të jetë i detyruar të kryejë të paktën një trajnim Pro Bono në komunitetin e tij/saj. Secili pjesëmarrës do të përfshihet në Databazën e rrjetit digjital të komunikimeve për trajner, në aktivitetet tona të mëvonshme dhe të çertifikohen për të dhënë mësim në punëtoritë tona.
Programi gjithashtu ju ofron përfshirje në punëtoritë e angazhimit të audiencë & aftësitë në të folur, koordinimin dhe caktimin e programit, metodat e trajnimit digjital, përdorimin e mjeteve digjitale për paraqitje më të mirë, projektimin e seminareve të komunikimit digjital dhe programeve të studimit, duke përfshirë edhe ato elektronike.

Të drejtë aplikimi kanë

– të jeni Anëtar i Rrjetit të Komunikimit Dixhital (ju mund të plotësoni nga këtu: http;/bit.ly/JoinDCN);

–  të kenë përvojë në mësimdhënie në temën e përzgjedhur;

–  të jenë nga: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia,Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Italia, Kazakistani, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Taxhikistani dhe Ukraina.

Përfitimet

Të gjitha shpenzimet në terren (trajnimi, transporti, akomodimi dhe vaktet e ushqimit) mbulohen nga organizatorët. Pjesëmarrësit duhet të mbulojnë udhëtimin e tyre në Ukrainë.

Si të aplikoni?

Ju mund të aplikoni online nëpërmjet kësaj vegëze.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitojeni faqen zyrtare të internetit.

NJOKIS TIPS