Kanali i Panamasë: Ndër arritjet më të mëdha të njerëzimit

kanali

Kanali i Panamasë ishte një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit. Mes përpjekjeve të mëdha të njerëzimit të cilat kan kontribuar në zhvillimin e botës, ndërtimi i kanalit qëndron si një nga më mbresëlënësit.

Idea e një rruge në mes të Amerikës veriore dhe jugore është më e vjetër se sa vet emrat e tyre. Në vitin 1534 Charles I i Spanjës, dha urdhër të bëhej studimi i parë i një kanali rrugor përmes Ismuthit të Panamasë. Më shumë se tre shekuj kaluan pëpara se të fillonte ndërtimi i parë. Francezët punuan 20 vjet, duke filluar nga viti 1880, por sëmundjet dhe problemet financiare i ndaluan ata.

Në vitin 1903 Panama dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një traktat me anë të të cilit SHBA-të morrën përsipër të ndërtonin një kanal anijesh inter oqeanik mespërmes Ismuthit. Një vit më pas, SHBA-ja bleu nga kompania franceze Canal të drejtat dhe pronat e saj në vlerë prej 40 milion dollarëve dhe filloi ndërtimin e kanalit. Projekti monumental u krye për dhjetë vite me një kosto prej rreth 387 milion dollarëve. Që nga 1903 SHBA-të kanë investuar rreth 3 miliard dollar në ndërmarrjen Canal.

Ndërtimi i kanalit të panamasë kishte tri problem kryesore: inxhinierin, kanalizimet dhe organizimin. Përfundimi i suksesshëm i tij ishte kryesisht për shkak të aftësive inxhinierike dhe administrative të njerëzve si John F. Stevens dhe kolonelit George W. Goethals, si dhe për zgjidhjen e problemve të gjera shëndetësore nga koloneli Ëilliam C. Gorgas.

Problemet inxhinierike përfshinin gërmimin përmes ndarjes kontinentale. Gjithashtu ndërtimi i digës më të madhë në botë deri në atë kohë. Dizajnimi dhe ndërtimi i bllokadave masive të kanalit, ndërtimi i portave rrotulluese gjigante si dhe zgjidhja e problemeve mjedisore të përmasave enorme.

Sëmundjet, si malaria dhe ethet e verdha, detyronin shumë punëtor të përfundonin në spitale ose në varre. Para se të fillonte puna, u desht të kapërcehej problem më i madhë. Sëmundja. Qeveria nuk do lejonte shkallën e vdekshmërisë si në kohën e mbretërimit francez. Terreni shkëmbor i zonës që dikur kishte qenë vullkanike u tregua i vështirë për lopatat me avull dhe anijet me dragë. Përparim në këtë aspekt pati vetëm kur një plan për të shkatërruar me dinamit shkëmbinjtë nën ujë dhe pastrimin e copave. Këmbëngulja e Lesseps për një kanal në nivel deti nuk ndihmoi fare.

Më 1908, duhet të bëheshin ndryshimet në projektimin e kanalit për shkak të problemeve të paparashikuara. Gjerësia e kanalit u rrit në 92 metra dhe madhësia e bllokadave në 5 metra. Për shkak të rrezikut të bllokimit të baltës në fund të paqësorit u ndërtua një valëpritës. Po ashtu me dheun e nxjerrë u ndërtua një rezervat ushtarak në pjesën e paqësorit, por pjesa më e madhe u hodh në xhungël ne pjesët ku kalonte hekurudha. Bllokuesit e paqësorit u zhvendosën në brendësi, si për strategjinë ushtarake dhe për shkak se mbështetësit kishin filluar të fundosen në lokacionin e parë.

Kanali u përfundua në gusht të vitit 1914. Anija e parë e cila kaloi Ismuthin ishte anija Cristobal, ndërsa anija Ancon ishte anija e cila zyrtarisht dhe publikisht e kaloi kanalin. Fatkeqësisht, hapja u bë në kohën kur filloi Lufta e parë botërore dhe kështu arritja më e madhe e njerëzimit u la nën hijen e saj. Fillimisht në kanal kalonin 2000 anije në vit deri në fund të luftës, kur numri u rrit në 5000 anije.

Tarifa fillimisht ishte 90 cent në ton, por u rrit në vitin 1974 për shkak të rritjes së shpenzimeve të operimit. Kanali përdoret nga pothuajse të gjitha udhëtimet inter oqeanike, çoftë komerciale apo private. I vetmi përjashtim janë anijet çisterna të naftës, të cilat nuk janë dizajnuar për të udhëtuar nëpër kanal. çuditërisht problemet mbi Culebra Cut nuk janë zgjidhur akoma, edhe sot rrëshqitjet vendosin shkëmbinjë dhe mbeturina në fund të kanalit. Ato pastaj pastrohen nga anijet pastruese.

Kjo tregon se edhe në ditët e sotme njeriu nuk mund ta kontrolloj natyrën.

NJOKIS IDEA