Katedralja “Santa Maria del Fiore”, Firencë

Katedralja Santa Maria del Fiore ishte kisha kryesore e Firencës në periudhën e Renesansës, edhe pse pjesa më e madhe e saj u ndërtua në shekullin e XIV-t (para Renesansës).

Katedralja Santa Maria del Fiore

Katedralja Santa Maria del Fiore, Firencë

Katedralja Santa Maria del Fiore ishte kisha kryesore e Firencës në periudhën e Renesansës, edhe pse pjesa më e madhe e saj u ndërtua në shekullin e XIV-t (para Renesansës). Origjina e saj daton nga mesjeta, kur qytetet italiane garonin në ndërtimin e katedraleve më të larta dhe më të mëdha. Pisa e filloi katedralen e saj më 1063, dhe Siena e ndërtoi katedralën e saj rreth vitit 1260 (ku Giovanni Pisano më vonë e dizajnoi fasadën). Në fund shekullin e XIII-të, Firencia filloi punën në katedralen e saj, që të zëvendësonte kishën e vogël të Santa Reparata e cila gjendej në qendër të qytetit, përball bazilikës së vogël “Battistero di San Giovanni” .

Firencia ishte një qytet i pasur mesjetar për shkak të tregtisë me tekstil dhe banorët e firencës gjatë kësaj kohe e shihnin veten si një qytet i ngjashëm me atë të Romës antike. Kështu që në mënyrë që të konkuronin me qytetet tjera Tuskane, ata vendosën të ndërtojnë kishën më të madhe të regjionit. Ata dëshironin që ajo kishë të ishte në gjendje të nxinte 100,000 banorët të cilët jetonin në qytet, e cila do ishte një struktur gjigante në cfarëdo periudhe kohore. Edhe pse ata nuk arritën këtë qëllim (ajo ishte në gjendje të nxinte vetëm 30,000 kur u përfundua), ata arritën të krijonin një ndërtesë të jashtëzakonshme në qytetin e tyre madhështor. Arkitekti i parë i punësuar nga kisha ishte Arnolfo di Cambio dhe kështu më 1296 filloi ndërtimi.

Pjesa e jashtme njihet për modelimin gjeometrik të sipërfaqes së saj (pjesa ballore), e bërë nga mermeri i ngjeshur. Ajo imiton stilin Tuskan Romanesk të sipërfaqes së Pagëzimores, e cila mund të shihet edhe në kishën San Miniato të Firencës. Të kihet parasysh se fasada e Katedralja Santa Maria del Fiore nuk daton nga periudha e Renesansës, por nga shekulli XIX-të. Përndryshe nga qytetet tjera të veriut, fasadat në Itali konsideroheshin të një rëndësie më të vogël dhe vendoseshin në fund – dhe në këtë rast, ajo u vendos disa shekuj më vonë nga koha kur u ndërtua kisha. Ne gjithashtu mund të shohim se si mbulesa u transportua në Këmbanore (kullën e kambanës). Kambanorja, e cila u dizajnua nga Giotto më 1334, u ndërtua që të dukej se ishte ndërtuar pjesë-pjesë. Si tërësi ajo është e ndarë nga pjesa e kishës, e cila ishte tipike për Italinë në atë kohë por ndryshe nga fasada e integruar e kullave e vendeve në veri.

Brenda, plani origjinal kërkonte fillimisht një çati prej druri, por në mes të 1300-tës kjo u ndryshua në një kupë brinjësore. Mbështetësit fluturues u kërkuan në planin origjinal, por më vonë u larguan. Një nga veçoritë e rëndësishme këtu është madhësia e vrimave, të cilat janë shumë më të mëdha se sa ato që gjinden nëpër kisha Gotike të ndërtuara përgjatë shekullit XIII-të në veri. Harqet e mëdha të përdorura në këto hapësira do të thoshin se kisha do ishte më e hapur në mes të pjesës kryesore të kishës dhe korridoreve anësore, dhe virtualisht korridoret anësore do të ishin diqka më të vogla. Së bashku me derdhjen e gjatë dhe prominente mbi harqet, në këtë kishë theks të veçant ju dha elementeve horizontale. Kjo ishte diçka tipike për shijen italiane dhe dallonte nga shijet e vendeve tjera si Gjermania dhe Franca ku katedralet e mëdha Gotike ishin ndërtuar me aq shumë theks në elementet vertikale.

Një tjetër dallim mes Santa Maria del Fiore dhe kishave Gotike të veriut ishte madhësia e dritareve. Këtu, dritaret janë më të vogla. Dëshira për të shpërbërë muret në favor të “fletëve të xhamit”, si ato që gjinden në Faltoren e Sainte Chappelle në Paris,nuk ishte prezente në Firencë. Po ashtu kishte gatishmëri që të lihen hapësira të zbrazëta në muret e katedrales. Ndoshta pjesa më e rëndësishme e kishës, ishte pjesa e cila nuk u ndërtua me pjesën tjetër të kishës. E ajo ishte Kupola gjigante e cila mbulonte tërë hapësirën, një kupolë aq e madhe dhe e dukshme e cila pasi u ndërtua, u bë sinonim i vetë kishës (“Il Duomo”)

Kur Katedralja Santa Maria del Fiore u dizajnua, dizajni u bë ashtu që ndërtuesit të cilët nuk e dinin se si do ta mbulonin hapësirën. Ata supozuan se ajo do mbulohej më vonë në një kohë tjetër ku njerëzimi dhe teknologjia do ishin në gjendje të zgjidhnin këtë çështje, por deri sa ajo ndodhi kisha mbeti e pa mbuluar për shumë vite. Ajo nuk u mbulua deri sa Filippo Brunelleschi, një nga mendjet më të ndritura të Renesansës, në vitin 1425 krijoi një plan për të ndërtuar kupolën.

NJOKIS IDEA