Këshilla rreth përdorimit të mediave sociale për organizatat jo-fitimprurëse

sociale

Mediat sociale janë një mundësi për të treguar historinë tuaj si dhe për të marrë rezultate. Që do të thotë se nuk ka kohë si ajo e tashmja për të shfrytëzuar këto media.

Më poshtë po ju sjellim disa këshilla se si ti përdorni këto media:

Tregimi i historive

Tregimi është mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve në faqet e rrjeteve sociale. Këto tregime lidhin njerëzit emocionalisht dhe ata i ndajnë ato menjëherë. Mos e harroni historinë vizuale, modele të njejta, shkronja të njejta, ngjyra dhe një mënyrë se si të komunikoni me grupin të cilin e synoni.

Emocionet

Përdorni emocionet dhe ndjenjat në komunikimin tuaj pasi që kjo është më e rëndësishmë se sa që mendoni. Ju mund që t’i afroheni grupit të cilin e synonin po ashtu edhe njerëzit thjesht do t’ju pëlqejnë pasi që ju jeni duke ndarë me ata më shumë se një shkrim.

Përmbajtja dhe lloji i postimit

Përdorni lloje të ndryshme të postimeve në profilin e facebookut tuaj, në mënyrë që ta bëni komunikimin tuaj më interesant. Ndani fotot aktuale të ndonjë ngjarjeje ose thjesht nga ndonjë takim ku pini kafe me grupin tuaj. Ndani informacione të dobishme të cilat do ishin interesante për grupin të cilin ju po e synoni. Bëni përmbajtjen e shkrimit të dobishme, të rëndësishmë, cilësore, angazhuese, unike dhe argëtuese. Mos harroni të krijoni një kalendar përmbajtësor si një mënyrë më e lehtë për të postuar në mediat sociale.

Mjetet dixhitale

Ka shumë mjete dixhitale të cilat mund ti gjeni falas në internet
Canva – mjete dixhitale online të cilat mund t’ju ndihmojnë me dizajn grafik
Pixlr – mjete dixhitale me të cilat mund të bëhet redaktimi i fotografive …

Instagram

Mos hezitoni të përdorni rrjete të tjera të medias sociale për të arritur grupin të cilin po e synoni. Instagram është i shkëlqyer për të ndarë fotot. Dhe për më tepër komunikimi vizual mund të arrijë grupin të cilin po e synoni edhe më shumë e më shpejtë se që mendoni. Përdorimi i hashtag mund të ju ndihmojë të promovoni postimet tuaja si dhe njerëzit mund ta gjejnë lehtë organizatën tuaj.

NJOKIS TIPS