Koha kur Steve Jobs aplikonte për punë [Foto]

Koha

Gjithkush duhet të fillojë dikund.

Në vitin 1973, ndërmarrësi legjendar dhe bashkë themeluesi i Apple Steve Jobs kishte nevoj për një punë. Ai sapo e kishte lënë Kolegjin Reed po ashtu ishte 3 vite larg themelimit të Apple, duke ndryshuar përgjithmonë industrinë kompjuterike.

Gjithashtu, 18 vjeçari kishte nevojë për transport. Në aplikacionin e tij të punës, ai thoshte se qasja e tij në transport ishte “e mundshme, por jo e besueshme”. Ky aplikacion tashmë është në ankand tek “RRAuction”.  Jobs renditi “kompjuter” dhe “kalkulator” si shkathtësi të tij. Ai gjithashtu tha se aftësitë dhe interesat e tij përfshijnë “inxhinier elektronik ose inxhinier i projektimit”

Dhe zbuluesi i iPhone, nuk kishte telefon në atë kohë.

Më poshtë mund ta shikoni aplikacionin e plotë të punës:

Koha

Tre vjet pasi aplikoi për këtë vend punë, Jobs do të bashkohej me Steve Ëozniak për të themeluar Apple dhe për të lansuar kompjuterin Apple I, i cili pati sukses të menjëhershëm. Kjo hapi rrugën për Apple II, e pastaj tek Macintosh, e shumë dekada më vonë, tek iPhone. Një version në të cilin ju mund të jeni duke e lexuar këtë histori tani.

Para Apple, Jobs udhëtoi për në Indi. Po ashtu ai kaloi pak kohë në një komunë në Oregon.

Pjesa tjetër është histori.

NJOKIS PRO