Konferenca rinore mbi Diversitetin dhe Përfshirjen 2018 në Malajzi

konferenca

Global Movement of Moderates ju fton të merrni pjesë në konferencën rinore mbi diversitetin dhe përfshirjen (DIYC).

Konferenca është një lëvizje edukative globale e cila është inauguruar nga DYMM Permaisuri Raja Zarith Sofia, 2012. DIYC ka qëllim të mbledh të rinjtë së bashku për të kuptuar se si së bashku vlerat dhe praktikat e moderimit, mund të kenë një kontribut të rëndësishëm drejtë ko-ekzistencës së përbashkët në vendet multi-etnike dhe multi-religjioze. Kjo konferencë synon të analizojë dhe të shqyrtoj kuptimet e ndryshme dhe shumë formale të asaj se çfarë kërkohet për të krijuar dhe mbajtur një ko-ekzistencë paqësore mes komuniteteve.

Që nga fillimi i saj, lëvizja është përhapur në Malajzi dhe ka vendosur me sukses mijëra ambasador të trajnuar në vendet e rajonit. DIYC 2018 do të mbahet nga 6-11 Mars 2018 në Iskandar Johor të Malajzisë. Ftohen të marrin pjesë, studentët lokalë dhe ndërkombëtarë, po ashtu edhe të rinjtë nga organizatat jo qeveritare. Pjesëmarrësit të cilët do të përzgjidhen për të marr pjesë do ju ofrohet një çmim deri në MYR 3,000.00.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për të forcuar aftësinë e tyre të komunikimit përtej dallimeve. Të bashkëveprojnë me njëri tjetrin dhe ta shohin diversitetin si një aset për ndërveprim dhe shkëmbime ndër kulturore. Rezultati i konferencës do të shpërndahet dhe përhapet në institucionet e arsimit të lartë të regjioneve dhe agjensioneve të ndryshme.

Të drejtë pjesmarrje kanë të rinjtë e moshave 18-35 vjeçare. Pjesëmarrësit të cilët përzgjidhen për të qenë pjesë e konferencës do ju ofrohet një shpërblim prej MYR 3000 ose 726 Dollarëve. Shumë kjo e cila do t’i mbuloj shpenzimet gjatë konferencës, ku përfshihen strehimi, ushqimi dhe regjistrimi në konferencë.

Si duhet të aplikoni?

Këtu mund ta gjeni linkun për formularin e aplikimit.

Për më shume informata vizitojeni web-faqen zyrtare.

NJOKIS TIPS