Kulla Wasl me fasadë çeramike nga më të lartat në botë

Kulla

UNStudios, në bashkëpunim me Werner Sobek, ka prezantuar dizajnin e tyre për Kullën Wasl në Dubai, një rrokaqiell 300 metra të lartë. Me lokacion në qendër përgjatë rrugës kryesore që lidh Emiratet nga veriu në jug, Kulla Wasl gjendet direkt përballë Burj Khalifa-s dhe pasi që të ketë përfunduar do të jetë ndërtesa me fasadën më të lartë të çeramikës në botë. Frymëzuar nga lëvizjet e qytetit ndërtesa super e lartë merr një formë “contrappoto”, duke i’u përshtatur rrugës Sheikh Zayed përgjatë së cilës ndodhet.
Fasada ka shirita të ballkonëve të jashtëm të cilat e mbështjellin fasadën, të cilave dizajnuesi ju referohet si “bulevarde vertikale”. Ato lidhin brendësin me pjesën e jashtme të kullës. Vello e velave e cila e mbulon fasadën është dizajnuar duke përdorur dizajnin parametrik në lidhje me inxhinierin e teknologjisë së lartë për të siguruar përveç estetikës edhe performancën. Duke pasur një çasje të qëndrueshme gjithëpërfshirëse, këto vela çeramike sigurojnë hije dhe gjithashtu veprojnë si një platformë drite, duke hedhur dritën thellë në ndërtesë. Për të përshtatur pulsin e qytetit vibrant, fasada është programuar me animime ritmike të dizajnuara nga Arup, të cilat do ta marrin energjinë nga panelet PV nga struktura e parkingut me sistem me rritje të ulët, e gjendur në bazën e kullave e cila formon një podium për pjesën tjetër të ndërtesës.

Kulla e Wasl-it do të përdoret për qëllime të ndryshme. Për zyra, dhoma të të ftuarve, apartamente, zona publike dhe një sallë vallëzimi pa kolona në nivelin kryesore të strukturës së parkimit. Duke lidhur programet publike, sistemi i ashensorit të ndërtesës përfshinë 4 paradhoma kryesore, nivelin e terenit, kate qiellore dhe të çatisë. Strukturalisht, ndërtesa ka tre mure të gjata prej 300 metrash në bërthamë, me 4 krahë të mëdhenjë të lidhur para në nivele strategjike, të cilat lejojnë një dysheme shumë efikase dhe pothuajse të lirë.

Ndërsa projekti lidhet dhe ndërlidhet fort me eksperiencën urbane të Dubai’t, qëllimi është që vizita në Kullën Wasl të jetë sa më bashkëkohore dhe tërheqëse”, shpjegon Ben van Berkel i UNStudio. “Si një koncept është krijuar që ndërtesa të jetë me dedikim shëndetësor, komoditet dhe mirëqenie përgjatë gjithë hapësirës së saj”. Dizajni i kushton vëmendje po ashtu kualitetit të hapësirave të brendshme, ku janë përdorur materiale të pastërta, nivele interaktive të dritës, dhe akustikë e mirë në të gjithë ndërtesën e veçanërisht në nivelet publike ku shërbimet ushqimore do t’i shtohen eksperiencës.

NJOKIS IDEA