Limoni, një mënyrë e thjeshtë për t’i shtuar shijen çajit ose ujit

Limoni

Limoni, një mënyrë e thjeshtë për t’i shtuar shijen çajit ose ujit

A po kërkoni një mënyrë për t’i shtuar shijen ujit ose çajit? Ne na pëlqen të përdorim qese të çajit, por ajo nuk është gjithmonë praktike, sidomos nëse punoni në një zyre. Rriskat e limonit të tharë janë mënyrë e thjeshtë për ti shtuar shijen çajit ose ujit, si dhe është e lehtë për ti ruajtur në një qese ose në tryezën tuaj.

Këtë ide e morrëm nga Hollywood’s Famer’s Kitchen, e cila rekomandon ti shtojmë një ose dy rriska të limonit të tharë ujit në shishe. Megjithëse kishim shtuar lëvozhga të thara, ne asnjëherë nuk kemi menduar të përdorim rriska të plota në pije. Gjithashtu rezulton se ato janë tepër të shijshme.

Për të bërë feta limoni preni frutet holl dhe i thani ato në dehidratues ose në furrë me temperaturën më të ulët. Ruani në një enë e cila nuk lejon ajrin të hyjë brenda, pra enë të cilat mbyllen hermetikisht, për një ditë të tërë pastaj sipas dëshirës mund ti vendosni në ujë, çaj të ftohtë ose çaj të nxehtë. Njësoj mund të veproni edhe me disa frute tjera sikurse Lime, Portokalli, Xhenxhefil, Kumbulla, Pjeshkë.

NJOKIS TREND