Njëmbëdhjetë fakte për kompaninë e McDonalds-it

McDonalds

Njëmbëdhjetë fakte për kompaninë e McDonalds-it

 

Richard dhe Maurice McDonalds kanë revolucionarizuar mënyrën se si miliarda njerëz anë e kënd botës hajnë dhe prodhojnë ushqimin e shpejtë përmes McDonalds -it.

Biznesin të cilin ata e filluan në vitin 1930 me një kiosk e cila shërbente hot dog afër një hipodromi tashmë vlerësohet me mbi 110 miliard dollar dhe me më shumë se 36000 lokacione në më shumë se 100 vende të botës.

Por McDonalds nuk do ishte forca globale e sotshme nësë nuk do të blihej nga njeriu i cili e bleu biznesin familjar dhe e shëndrroi atë në një perandori.

Filmi The Founder, me aktor Michael Keaton, tregon historin e Ray Kroc, i cili një kohë ishte shitës e i cili ju bashkangjit McDonalds-it si një agjent francize dhe pastaj bleu biznesin nga vëllezërit, duke e shëndërruar atë në një nga kompanitë më të suksesshme të ushqimit të shpejtë në botë. Më poshtë keni njëmbëdhjet gjërat që duhet ti dini për historin e çuditshme të McDonalds-it:

1. Gjithcka filloi me Hot dog

Themeluesit origjinal të kompanisë, Richard dhe Maurice McDonald, hapën një kioskë e cila shërbente hot dog afër hipodromit të Santa Anitas në Arcadia, Kaliforni, në fundvitet e 1930s, raporton New York Times. Më 1940, ata hapën një restaurant me ushqime nga skara në të cilin mund të porosisje nga vetura, të cilin në vitin 1948 e transformuan në një restaurant hamburgerësh.

2. 1 në 8 punëtorë amerikan kanë qenë të punësuar në McDonalds

Bazuar në librin Kombet e Ushqimit të Shpejtë nga Eric Schlosser, 2001, përafërsishtë 1 në 8 punëtorë në SH.B.A kanë punuar në McDonald’s për një kohë gjatë jetës së tyre.

Të famshmit që kanë punuar në McDonalds janë: Lin-Manuel Miranda, Rachel McAdams, Sharon Stone, Jay Leno, themeluesi i Amazon Jeff Bezos, James Franco, Pink dhe Seal, e shumë të tjerë.

3. Origjinali Ronald McDonald është liruar nga puna për shkak të peshës

Sot meteorologu Willard Scott portretizon origjinalin McDonald, atëherë i njohur si “palaqo i lumtur i hamburgerave” në një reklamë e cila debutoi më 1963.

Portretizimi i Ronald McDonald nga Scott ishte aq hit në 1966 sa që kompania hartoi planin për të punësuar edhe aktorë tjerë që të mund të bënin paraqitje në mbarë vendin. Të pasigurtë  se do mund të gjenin një grup më potencial për të qenë Ronaldë, me përmasat trupore të Scott, kompania largoi Ronaldin origjinal dhe i ndau rolin Bev Bergeron, i cili e aktroi Ronaldin në reklamat Televizive deri më 1968.

4. McDonalds është distributori më i madhë i lodrave në botë

Happy Meals dhe lodrat përcjellëse arrijnë deri 20% të shitjeve të McDonalds. Happy Meal ka pasur në të një lodër që nga debutimi i saj i parë më 1977, në një vakt ushqimi me 600 kalori.

5. Pranimi në Universitetit e Hamburgerëve të McDonalds është më i vështirë se sa pranimi në Harvard.

Universiteti i parë i hamburgerëve është themeluar në podrumin e një McDonaldsi në Elk Grove Village, Illinois në vitin 1961, sipas web-faqes së kompanisë. Deri sot, më shumë se 275,000 persona kanë diplomuar në programin trajnues i cili ofrohet në 7 kampuse anë e mbanë botës në vende si Tokyo, Munich, Shanghai dhe sigurisht Illinois, ku gjithcka filloi.

Kampusi në Shanghai pranon më pak se 1 % të aplikantëve për çdo afat, sipas Bloomberg – Shkalla e pranimit në Universitetin e Harvardit është 5.9 %.

6. Themeluesi fillestar i McDonalds e shiti atë për 2.7 milion $

Vëllezërit McDonald kanë shitur 21 Françiza deri më 1954, kur ata punësuan atëkohë shitësin e mikserëve për Milkshake Ray Kroc për të qenë agjenti i tyre për françiza. Gjatë 5 viteve të ardhshme, Kroc lansoi më shume se 200 lokacione tjera dhe pastaj më 1961 e bleu komplet biznesin nga vëllezërit për 2.7 milion $, raporton BBC.

7. Një kohë mendohej të ishte një paralajmërues i paqes

Teoria e arkeut të artë për parandalimin e konflikteve e ekonimistit, Thomas Frideman parashtroi se globalizimi është një hap drejt paqës, duke cituar si dëshmi faktin se asnjë nga 2 vendet me degë të McDonaldsit nuk kishin pasur luftëra. Ky rekord u thye më 1999 kur aeroplanët e NATO-s dhe SH.B.A bombarduan Sërbin, atëkohë shtëpi e shtatë lokacioneve të McDonalds.

8. Disa nga sallatat e McDonalds kanë më shumë kalori se hamburgerët e tyre

Sallata The Southëest Buttermilk Crispy Chicken ka 520 kalori – më shumë se dyfishin e kalorive të një hamburgeri klasik (250). Për krahasim, sallata po ashtu ka më shumë kalori së një double cheeseburger (430) dhe McDouble (380)

9. Lokacionet jashtë SH.B.A-s ofrojnë ushqime të cuditshme

Në Kolumbi ju mund të provoni Oreo McFlurry me shije ananasi dhe në Kinë ju mund të zgjoheni me makarona me sallam dhe vezë. McDonalds e hapi restaurantin e parë vegjetarian në një qytet verior të Indisë në qytetin e Amristar, i cili është vend i një tempulli Sikh ku mishi është i ndaluar, raporton the Week.

10. Nëse jetoni në 48 shtetet e poshtme të SH.B.A-së, ju asnjëher nuk jeni më larg se 185 km nga një McDonalds

Bazuar në Data Pointed, pa marrë parasysh ku gjendeni në SH.B.A-në kontinentale, ju nuk jeni asnjëherë më largë se 185 km nga një lokacion i McDonalds-it. Pika më e largët nga një lokacion i McDonalds është një copë e shkretëtirës në Nevadën veriore afër Sheldon National Antelope Refuge.

11. McNuggets me qepë gati sa nuk hynë në menynë e McDonalds

Sipas Parade, në vitin 1983, McNuggets e pulës debutuan në meny pasi që testet e shijës konfirmuan se konsumatorët preferonin pulën para qepës.

NJOKIS PRO