Muzeu i kafës me kopsht ndijimi

muzeu

Muzeu i kafës në komunitetin San Bartolo, ku mund të mësoni për prodhimin e kafës organike dhe përdorimet e saj të ndryshme.

Propozimi konsiston në punimin në brendësi të një ndërtese historike në qendër të Cordoba Veracruz, duke respektuar vlerën historike dhe arkitektonike të ndërtesës pasi që ajo është e vendosur brenda bllokut të parë të qytetit dhe është nën mbrojtjen e Institutit Kombëtar të Antrolopologjisë dhe Historisë (INAH në Spanjisht). Qasja e përgjithshme është të vazhdohet me fazën e dytë të Muzeut të Kafesë në një zonë të dedikuar për Suvenire, një pavioni udhëtimesh dhe një kopshti ndijimi, i cili do të drejtoj vizitorët në fund të turneut të muzeut.

muzeu

Koncepti arkitektonik i propozimit u bazua në transmetimin e rëndësisë së kafesë si ikonë përfaqësuese për qytetin e Cordoba Veracruz. Po ashtu u kërkua një gjuhë bashkëkohore dhe e depërtueshme e cila do të shkonte me shtyllat ekzistuese si dhe do të shërbente si një udhëzues për të gjeneruar përbërjen modulare të të gjithë pavionit në strukturën e tij të depërtueshme.

Propozimi arkitektonik i pavionit është të sugjeroj një hapësirë të ndriçuar, e cila është vizualisht dhe fizikisht e depërtueshme dhe e cila do të integrojë të gjitha elementet që përbëjnë turneun e muzeut. Struktura kryesore është e bazuar në modulet e farkëtarit në PTR dhe në një gërshetim tekstili natyral të quajtuar “Henequen”. Një fije e fortë nga fleta e agavës meksikane e cila përdoret për të bërë litarë, qilima. Ky tekstil replikon strukturën e thasëve të kafës e cila për shkak të strukturës dhe ngjyrës së saj sjell ngrohtësi në hapësirë dhe gjithashtu vepron si një element bllokues bioklimatik i diellit, duke siguruar hije dhe duke bllokuar drejtpërdrejt rënien e diellit.

Të gjitha elementet që përbëjnë pavionet, siç janë modulet, struktura dhe orenditë janë prodhuar me dorë.

Plani i themelit

Zona e suvenireve përfshinë module të ndryshme prej druri që ruajn një përbërje retikulare brenda nje sistemi të rrjetit, i cili thekësohet nga hekurat. Modulet hierarkizohen nga efekti i shkaktuar nga tekstili i vendosur në pjesën e prapme, e të cilat janë theksuar nga drita indirekte duke ofruar ngrohtësi në hapësirë si rezultat i ngjyrave dhe përbërjes natyrale të materialeve.  

Përfundimisht, qëllimi kryesore i kësaj pune është t’i jepet vazhdimësi muzeografisë e cila ofrohet nga Muzeu i Kafës dhe të përfshijë një pjesë për njerëzit e Kordoba-së si dhe turistëve të cilët e vizitojnë atë.

NJOKIS IDEA