Ndërtesat më të shtrenjta në botë

Ndërtesat

Për të vërtetuar vlerën monetare të ndërtimit, hulumtuesit kanë krahasuar pamjen, kualitetin estetik dhe brendin e ndërtimeve. Në vijim gjeni disa prej ndërtimeve të cilat vlejnë më së shumti në botë.

Kulla Eiffel –  435 milion euro

E lartë 324 metra, e ndërtuar në vitin 1889 si portë hyrëse për ekspozitën botërore të mbajtur për 100-vjetorin e Revolucionit francez. Kulla është shenjë mbrojtëse e Parisit, e emërtuar sipas inxhinierit Gustav Eiffel. Ajo konsiderohet si një prej atraksioneve më të vizituara në botë, e cila vetëm vitin e kaluar është vizituar nga më shumë se 7.1 milion turistë.

Koloseumi, Romë –  91 miliardë euroNdërtesat

Ndërtimi i dytë në listën e objekteve më të çmueshme në botë. Ndërtimi i amfiteatrit, në të cilin janë mbajtur betejat e gladiatorëve, ka zgjatur një dekadë dhe ka përfunduar diku rreth vitit 80 para epokës sonë. Ky ndërtim gjatë një viti, vizitohen nga të paktën katër milionë turistë.

Sagrada Familia apo Familja e Shenjtë Ndërtesat

Ndërtim në Barcelonë dhe renditet si i treti objekt më i vlefshëm me çmimin 90 miliardë euro. Kjo bazilikë romano-katolike, kryevepër e arkitektit katalonas, Antoni Gaudi, ende nuk është përfunduar. Kisha zyrtarisht ka hy në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s.

Katedralja Duomo në Milano – 82 miliardë euroNdërtesat

Kjo kishë impressive është ndërtuar pothuajse gjashtë shekuj më parë dhe është katedralja e katërt më e madhe në të gjithë botën dhe më e madhja në Itali. Konsiderohet si një vepër e rrallë e arkitekturës gotike, ndërsa punimet në të vazhdojnë edhe sot.

Shtëpia e bardhë, Washington – 80 miliardë euroNdërtesat

Kjo ndërtesë figuron në listë edhe pse nuk u përket përmendoreve evropiane. Ndërtesa ku shteti më i fuqishëm i merr të gjitha vendimet e rëndësishme, është projektuar nga irlandezi James Hoban, ndërsa është ndërtuar nga viti 1792 deri në vitin 1800. Kjo është rezidenca zyrtare e presidentit amerikan, duke filluar nga koha e administratës së presidentit John Adams.

Kulla e Londrës – 71 miliardë euroNdërtesat

Ky ndërtim mesjetar nga Temzi, i vlerësuar me çmimin prej 71 miliardë eurosh, është 1000 vjet i vjetër. Që prej vitit 1988 ndodhet në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s. Edhe pse është ndërtuar si bastion i pushtuesit, ajo njihet shumë më tepër si burg apo vend-ekzekutim i kundërshtarëve të mbretërisë.

Muzeu Pardo, Madrid – 58 miliardë euroNdërtesat

Muzeu posedon njërën prej koleksioneve më të mëdha në botë të pikturave, ndër të cilat edhe kryeveprat më të njohura të El Grekos, Diego Valeskezit dhe Francisco Goyas.

NJOKIS IDEA