Pamje të pesë ndërtesave të Zaha Hadit nga lartësia

pamje

Këtë muaj shënohet përvjetori i dytë i vdekjes së Zaha Hadid, arkitektes më të suksesshme dhe me ndikim në disiplinën arkitekturore.

E lindur në Bagdad (Irak) në vitin 1950, Hadid u bë gruaja e parë që mori çmimin Pritzker në vitin 2004 dhe dymbëdhjetë vjet më vonë mori medaljen e artë nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA).

Ajo, la një trashëgimi interesante dhe frymëzuese në arkitekturë. Ndërkohë firma e saj, Zaha Hadid Architects, vazhdon të punojë në mbarë botën. Për të kujtuar trashëgiminë e saj, kompania spanjolle Deimos Imaging ka ndarë një sërë fotografish duke u fokusuar në punën e Hadid në pesë vende.

Imazhet u kapën nga sateliti Deimos-2, i cili u lançua në vitin 2014. U hartua për aplikacione të vëzhgimit të tokës me rezolucion shumë të lartë, duke ofruar pamje madhështore. Veprat e pabesueshme të Hadidit marrin një dimension të ri kur shihen përmasat e tyre nga qielli ose më mirë, nga një satelit.

Ura në Zaragoza, Spanjë

pamje

Ura Sheikh Zayed në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

pamje

Galaxy SOHO në Pekin, Kinë

pamje

Heydar Aliyev Center në Baku, Azerbajxhan

pamje

Dongdaemun Design Plaza në Seul, Koreja e Jugut
 pamje

NJOKIS IDEA