Panele që prodhojnë energji edhe nga shiu

panele

Duket se shkencëtarët kanë arritur të realizojnë një gjeneratë të re qelizash fotovoltaike të afta që të prodhojnë energji dhe në mot të keq, nga shiu.

Risia vjen nga një grup kërkuesish të Soochow University në Kinë. Bëhet fjalë për panele që do të gjenerojnë energji nga shiu ose e thënë më mirë, nga levizjet e pikave të shiut mbi panel.
Qelizat e reja hibride janë të krijuara nga bashkimi i karakteristikave të një qelize fotovoltaike diellore prej silici me një nanogjenerator që shndërron energjinë mekanike të pikave të shiut në elektricitet. Bëhet fjalë pak a shumë për atë fenomen i cili haset kur na elektrizohen qimet e trupit kur mbi to fërkojmë një veshje akriliku.

Nanogjeneratori është gjithashtu edhe një barrier hidrorepelente që mbron qelizën diellore nga uji. Deri tani, e vetmja mangësi është që paneli nuk është në gjendje të funksionojë duke gjeneruar energji njëkohësisht përmes rrezeve të diellit dhe energjisë mekanike të prodhuar nga pikat e shiut.
Kërkuesit kinezë aktualisht janë duke punuar për të prodhuar edhe veshje me coha të teknologjisë së lartë të cilat do të jenë në gjendje të prodhojnë energji të mjaftueshme për të karikuar dispozitivët personal, pavarsisht kushteve të motit.

NJOKIS PRO