Përparimet në arkitekturë të cilat e ndryshuan botën

Përparimet në arkitekturë të cilat e ndryshuan botën

Qytetet e sotme janë mrekulli të inxhinierisë, të mbushura me rrokaqiejë dhe ndërtesa  që duken se nuk e përfillin gravitetin. Por shumë nga risitë arkitekturore të cilat na sollën neve këtu janë të lashta. Më poshtë do ta gjeni një pikturë historike të përparimeve më të mëdha në botën e ndërtimit dhe dizajnimit të qyteteve.

Hal Saflieni Hypogeum (Ipogew) e Paola’s në Maltë. Është një vend i shenjtë i gdhendur në gurë, i cili më vonë u shëndrrua në një varrez. Është i vetmi tempull para historik nëntokësor i njohur në botë, i ndërtuar mes 3000-25000 Para Krishtit.  Mbetjet e më shumë se 7000 njerëzve janë gjetur këtu.

Arritja më e madhe arkitekturore e kohëve të lashta: Piramida e madhe e Gizës, më e vjetra dhe e vetmja nga 7 mrrekullitë e botës së lashtë e pa dëmtuar. Kjo ishte struktura më e lartë për gati katër mijë vite me lartësinë 146.5 m, e cila u ndërtua rreth 2560 para epokës së Krishtit.

Ndërtesa më e vjetër me blloqe të mëdha ndërtimi, ndoshta me blloqet më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë është Tempulli i Jupiterit të Baalbek-ut, Liban. Tre blloqe peshojnë 800 tonë secila edhe pse aty po ashtu ka edhe blloqe më të vogla të cilat peshojnë nga 350 ton.

Jo larg nga tempulli gjendet një gurë i gjatë i quajtur Guri i gruas shtatzënë (ose guri i jugut), i cili peshon 1000 ton si dhe një tjetër lapidar i zbuluar rishtazi me peshë prej 1224 ton.

Kanali Assyrian Jerwan, i ndërtuar mes viteve 703 dhe 688 para Krishtit. I ndërtuar plotësishtë nga betoni i papërshkueshëm nga uji, një risi e jashtëzakonshme e cila i lejoi njerëzit të ndërtonin struktura masive në ujë.

Harqet rrethore u shpikën nga Mesopotamezët, 4000 vite më parë. Mirëpo popullariteti i tyre u rrit tek në kohën e romakëve të lashtë, të cilët i përdorën ato në masë të madhe në ndërtimin e arkitekturave të tyrë monumentale. Shembujt më të njohur të kanaleve si Pont du Gard (50km) në Francë, të cilët bartnin ujin nga burimi për në Nemausus (i njohur në ditët e sotme si Nimes), u ndërtuan mes viteve 40 dhe 60 Pas Krishtit. Harku i ngarkesës është përdorur më shumë dhe është transformuar në forma të ndryshme përgjatë 2000 viteve të kaluara.

NJOKIS IDEA