Praktikë me pagesë në Google 2018

praktikë

Afati i fundit për aplikim: 21 Dhjetor 2017
Për: Stundentët nga e gjithë bota
Kohëzgjatja : 12-14 Javë

Përshkrimi

Google ka hapur aplikacionet për praktikë me pagesë në sektorin “Developers Relations” për verën e vitit të ardhshëm (2018). Praktikantët duhet të jenë duke studiuar në nivelin Bachelor në Shkencat kompjuterike apo në ndonjë fushë të ngjajshme. Studentët duhet të kenë përvojë si pjesëmarrës në një projekt “Open Source” ose ata të cilë do të diplomojnë në fund të 2018 apo deri ne verën e 2019. Vetëm studentët e huaj (jashtë territorit të Amerikës) do të pranohen.

Kushtet për aplikim

Kriteret minimale:
– Për momentin të jetë duke studiuar në nivelin Bachelor në shkencat kompjuterike apo në ndonjë drejtim të ngjajshëm relevant
– Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në gjithë programin për praktikë dhe të kthehen pasi që të kenë përfunduar praktikën
– Të kenë njohuri të mirë në një apo disa nga gjuhët programuese si: Python, Java, NodeJS, Go ose .NET.

Kritere shtesë:
– Studenti të ketë përvojë si pjesëmarrës në një projekt “Open Source” dhe i cili do të diplomohet në fund të 2018 apo deri ne verën e 2019;
– Kontribues në Github ose StockOverflow;
– Njohje të mirë të zhvillimit të web aplikacioneve apo aplikacioneve në mobil;
– Të jetë i aftë të komunikojë për konceptet teknike në mënyrë të rregullt;
– Aftësi solide në Java ose Objective-C dhe eksperiencë me SDK të Android ose iOS;
– Mundësi pune në SHBA;

Kjo praktikë është me pagesë dhe do të zgjasë 12-14 javë, gjatë verës 2018

Si të aplikosh?

Për më shumë informata lexoni wëebfaqen zyrtare të Google për praktikë.

 

NJOKIS TIPS