Prototip i kulmeve për hapësira publike dhe sportive

kulmeve

Në Barrancabermeja të Kolumbisë, arkitekti Giancarlo Mazzanti ka ndërtuar një prototip të kulmeve për hapësira publike dhe sportive.

Ky projekt synon të krijojë një hapsirë të hapur e cila ofron një rëndësi rolit të komunitetit në konstruktimin e një qyteti. Është kompozuar një sistem modular nga një copë e zgjatur e tipit romb e cila shumëfishohet dhe bashkohet në një modul bazë ose në një modul plotësues, duke bërë një strukturë të adaptueshme, e cila gjithnjë rritet dhe transformohet.

Një tavan i gjerë gjenerues del nga një sërë elementesh të lidhura dhe të ngritura të cilat lejojnë realitetin ekzistues dhe unik të vendndodhjes së tij të depërtojë përbrenda interiorit. Një sekuencë e përceptimeve fizike të bazuara në faktor natyral të tillë si lagështia, nxehtësia, të ftohtit ose ndriçimi të shoqëruara nga elementet e kontrollueshme si filtrimi i dritës, ventilatorët dhe aspiratorët ose përdorimi i zërit dhe i ujit, krijojnë një atmosferë spontane e cila i bënë njerëzit të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve të tyre truoper me natyrën.

Struktura vepron si një mjet për promovimin e çdo lloj veprimtarie duke variuar nga ato sportive, lojërave, ekonomisë, akademike dhe kulturore deri te ajo shoqërore, duke përfituar nga lloji i saj i hapur i cili sugjeron ndërveprimet midis njerëzve dhe natyrës. Dizajni është përcaktuar nga forma e pemëve dhe shkurreve, të cilat përcaktojnë nëse struktura përkulet, zgjerohet ose përfundon rreth tyre.

NJOKIS IDEA