Qendra për sistemet biologjike, Dresden

qendra

Qendra për sistemet biologjike përbën një bllok thelbësor ndërtesash për të ardhmen e shkencave të jetës. Ndërtesa e re bashkon në një vend teoricienët dhe praktikuesit.    

CSDB-ja plotëson Institutin e gjenetikës dhe biologjisë së qelizave Max Planck, i cili është dizajnuar dhe ndërtuar nga “Heikkinen-Komonen Architects” 15 vite më parë. Instituti mbledh shkencëtar kompjuterik, fizikantë dhe matematicienë të fokusuar në biologjinë kuantitative, me ekspertizë në biofizikë, analizë të imazheve dhe informatikës me performancë të lartë. Për shembull, nga mostrat e qelizave është e mundur me anë të lazerëve dhe kompjuterëve të hulumtohet materiali i analizës së imazhit disa herë më shpejtë se shpejtësia e punës laboratorike tradicionale.

Arkitektura e vetë ndërtesës është në vetvete një metafor për parashtrimin dhe zgjidhjen e një problemi. Dikush kalon përmes kompleksit dhe përmes qendrës së errët drejt dritës dhe qartësisë. Labirinti i betonit vendos platformën për takimet dhe ndërveprimet mes hulumtuesve dhe ofron lehtësira për eksperimente shkencore. Përgjatë perimetrit të jashtëm gjenden hapësira të punës të ndritshme dhe të qeta ku mund të kryhet puna hulumtuese.

Ndërtesa e re ndjek parimet e planifikimit urban për kampusin. Ajo është e vendosur në përputhje me ndërtesat tjera në kampus. Fasadat e saj kryesore janë të mbrojtura nga rrezet e tepërta të diellit me një fasad të dyfishtë. Grilat në fasad të cilat e mbrojnë nga dielli janë nga aluminini i anodizuar i verdhë. Muret e jashtme të errëta janë tulla të ngurta të suvatuara, dhe korniza e ndërtimit është nga betoni i hedhur në vend.

NJOKIS IDEA