Reklamat e punës në Facebook lejojnë diskriminimin e moshës

diskriminim

Sipas një padie të paraqitur të mërkurën nga një sindikatë e industrisë së komunikimit, gjigandët e korporatve duke përfshirë Amazon dhe T-Mobile bënë diskriminim të moshave duke vendosur reklama të rekurtimit në Facebook me synim punëtorët e rinjë

Cox Communications, ishte gjithashtu ndër kompanitë që vendosnin kufizim moshe për ata që mund të shihnin reklamat e rekrutimit. Duke kufizuar disa vetëm për njerëzit nën moshën 38 vjeçare, sipas padisë, të paraqitur në gjykatën federale në San Francisco nga punonjësit e komunikimit të amerikës.

Sipas ankesës, ky model ose kjo praktikë e disktriminimit i mohon mundësinë e punësimit individëve të cilët kërkojnë dhe interesohen për punë. Zvogëlon numrin e punëtorëve më të moshuar që aplikojnë për punë tek punëdhënësit ose agjencitë e punësimit dhe zvogëlon numrin e punëtorëve më të moshuar që punësohen..

Padia është shembulli më i fundit i kritikave drejtuar Facebook-ut për të ashtuquajturin mikro-target. Një proces ky që ka lejuar reklamuesit të zgjedhin se kush i sheh reklamat e tyre në bazë të moshës, interesave, racës dhe madje edhe karakteristikave të tilla si, nëse ata nuk i pëlqejnë njerëzit në bazë të racës ose religjionit.

Muajin e kaluar, kompania tha se ishte duke çaktivizuar mundësin e reklamimit, për të përjashtuar grupet racore nga audienca e synuar e reklamave dhe premtoi të “bëjnë më shumë” në kontrollimin e praktikave diskriminuese.

T-Mobile dhe Cox thanë se nuk komentojnë për çështje gjyqësore. Amazon tha se ka korrigjuar disa reklama.
“Në kohët e fundit kemi audituar reklamat e rekrutimit në Facebook dhe kemi zbuluar se disa prej tyre kishin synim i cili nuk ishte në përputhje me qasjen tonë për të kërkuar ndonjë kandidatë mbi moshën 18 vjeçare” tha Amazon.
Ankesa përfshiu imazhet e reklamava të rekrutimit për punësim, të cilat kur klikoheshin nga një përdorues, shfaqnin një fotografi e cila specifikon grupmoshat në të cilat ishte shënjestruar reklamimi.

Një listë tjetër tregon dëshirën e T-Mobile për të arritur njerëz që janë të interesuar në shërbimin ndaj klientit, duke shtuar: “Ka arsye të tjera, që po shihni këto reklama, duke përfshirë atë që T-Mobile Careers dëshiron të arrijë njerëzit të moshave 18 deri 38 vjeçare”

Peter Romer-Friedman, një avokat kryesor i angazhuar në këtë rast, tha se kompanitë mbështeten shumë në mediat sociale për rekrutimin e punëtorëve, kështu duke dëmtuar punëkërkuesit më të moshuar.

NJOKIS PRO