Rinia për një Evropë paqësore – Budapest, Hungari

rinia

Afati i fundit për aplikim: 9 Shkurt 2018
Për:  pjesëmarrës të moshave 18-30
Kohëzgjatja: 19 – 24 Mars Budapest, Hungari

Përshkrimi

The Global Peace Index e rëndit Evropën si regjionin më paqësor në botë. Por ka akoma shumë sfida në procesin delikat të paqes europiane, si tranzicionit post-konflikt, konflikteve të ngrira në komunitete të ndryshme, konfliktet që kanë të bëjnë me pavarësin dhe autonominë. Kërcënimi i paqës nuk është një qështje vetëm për komunitet e prekura nga konflikti, pasi nacionalizmi dhe kriza e legjtimitetit në Evropë po dëmtojnë atë.

Duke pasur parasysh të gjitha këto aspekte , ne shohim një rol të rëndësishëm të të rinjëve në një fokus të ri për përpjekjet për të ndërtuar paqen, veçanërisht në lidhje me përpjekjet për integrimin social dhe uljen e dhunës. Ne dëshirojmë të përqendrohemi në dialogun dhe mësimin ndërkulturor si një mjet për transformimin e konfliktit dhe si një mjet të parandalimit të konfliktit. Për ta bërë këtë, ne shohim nevojën për të fuqizuar të rinjtë me përvojë në ndërtimin e paqës për të kontribuar në forcimin e kulturës së paqës në Evropë përmes bashkëpunimit të gjerë ta bazuar në aktivitetet që promovojnë transformimin e konfliktit dhe jo dhunën.

Sesioni i studimit bie në planin strategjik afatgjatë të Rrjetit të Ambasadorëve të Paqës të Rinisë i cili fokusohet në fuqizimin e të rinjëve, të drejtat e njeriut, paqen dhe dialogun si dhe zhvillimin e rrjetit në dy vitet e ardhshme. Kombinimi i përvojës në organizimin e aktiviteteve për ndërtimin e paqes, perspektivat e reja të ndërtuesvë të paqes jashtë punës së Këshillit të Evropës.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:

Ndërtuesit e rinj të paqes duke përfshirë Anëtarët e Rrjetit të Ambasadorëve të Paqes të Rinisë dhe të diplomuarve nga Kampi rinor i paqes;

Mosha e pjesëmarrësve: 18-30 (megjithatë disa pjesëmarrës mund të jenë mbi moshën 30 vjeçare);
Të zotërojnë mirë gjuhën angleze;
Të jenë të motivuar për të vepruar si shumëfishues dhe të zbatojnë aktivitetet lokale, rajonale ose individëve tjerë të përfaqësuar;
Të kenë përvojë praktike në punën dhe aktivitetet rinore;
Të jenë në gjendje të marrin pjesë në të gjithë periudhën e seancës së studimit
Pjesëmarrës nga: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Qipro (grekët qipriotë dhe qipriotët turq), Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Republika e Moldavisë, Holanda, Polonia, Federata Ruse, rajonin e Kaukazit Jugor, Maqedoninë, Ukrainën (në veçanti rajonet Luhansk dhe Donetsk), Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë.

Kosto

Shpenzimet e udhëtimit rregullohen dhe rimbursohen nga Departamenti i Rinisë i Këshillit të Evropës në përputhje me dispozitat e tij financiare:

Ushqimi dhe banimi mbulohen dhe ofrohen nga Departamenti i Rinisë i Këshillit të Evropës;
Rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit të pjesëmarrësve zakonisht bëhet në fund të sesionit;
Pjesëmarrësit duhet të jenë të pranishëm për tërë kohëzgjatjen e seancës studimore më qëllim të marrjes së rimbursimit;
Tarifa e regjistrimit për sesionin e studimit është 50 euro për pjesëmarrës;
Të gjithë personat që marrin pjesë në seancën e studimit duhet të plotësojnë formularin e rimbursimit të udhëimit edhe atëherë kur nuk ka shpenzime të udhëimit si dhe të paguajnë tarifën e regjistrimit ndaj Këshillit Evropian: Departamenti i Rinië përpara përfundimit të mbledhjes.

Si të aplikoni?

Që të aplikoni plotësojeni aplikacionin.
Për më shumë informata ju lutemi vizitojeni web-faqen zyrtare.

 

NJOKIS TIPS