Rreziku nga elektriciteti statik ne dhomat e serverit!

elektriciteti

Kokëdhimbjet dhe stresi në punë jo gjithmonë shkaktohen nga puna e tepërt

Një prej faktorëve i cili ndikon në krijimin e stresit, kokëdhimbjeve, kruarjes së lëkurës është edhe elektriciteti statik. Ky lloj elektriciteti krijohet gjatë ecjes në një dysheme të izoluar. Kontakti dhe fërkimi mes shputave të këpucëve dhe dyshemesë shkaktojnë ndarje të ngarkesës në çdo hap. Kjo ngarkesë bënë që të rritet kapaciteti i tensionit të trupit të njeriut deri në atë pikë ku një rrjedhje e pashmangshme e ngarkesës të arrij ta balancoj rrjedhën e ngarkesës. Ngarkesa ndahet në ndërfaqen mes shputës së këpucës dhe mbulesës së dyshemesë, ku shputa vepron si një izolator.

Gjatë hulumtimeve të bëra në teren janë gjetur rezultate të cilat i konfirmojnë këto ngarkesa. Veçanërisht tek qilimat apo edhe në mjedise ku përdoren pajisjet e ndjeshme operacionale statike si server, call center apo edhe dhomat me qarkullim të lartë të elektricitetit. Vlera e potencialit elektrik të akumular gjatë ecjes nëpër tepih është e përafërt me 1500 V. Këto fakte kanë shtyrë kompanitë kosovare si ARHING të fillojnë të punojë dysheme të ngritura antistatike.

Përfaqësues të Kompanisë ARHING e cila ka rregulluar dyshemetë antistatike për: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK),Korporata Energjetike e Kosovës,Aeroporti i ri “Adem Jashari” si dhe lokacione tjera, theksojnë se përdorimi I dyshemesë së ngritur antistatike ndihmon në eleminimin e elektricitetit statik. Këtë e bënë duke pasur një rezistencë të ulët të kontrolloueshme; një shtresë metalike i mban pjesët të tokëzuara por e cila zvogëlon pjesët e ekspozuara. Një shtresë izoluese nuk do ofronte lidhje tokëzimi dhe kështu nuk do siguronte tokëzim. Dyshemet antistatike të cilat përdoren zakonisht janë në rendin 105-108 om mes pikave të shtresave dhe tokës. Shtresa duhet të jetë e tokëzuar. Kjo realizohet duke kyçur në linjën e tokëzuar një prizë elektrike.

NJOKIS IDEA