Rrjeti social më i madh në botë Facebook, mbush 14 vite

rrjeti

Rrjeti i cili filloi punën me një buxhet prej 1 mijë dollarësh, por ndër vite u rrit në mënyrë eksponenciale.

Plot 14 vite më parë, në shkurt të vitit 2004 u krijua Facebook, një rrjet social që krijon kontakte shoqërore dhe jo vetëm në internet. Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg me katër shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

Emri Facebook vjen nga një tog fjalësh i një libri të dhënash udhëzuese mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.

Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford. Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13 vjeç e sipër kudo në botë.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Në janar 2014, Shefja e Operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, sqaroi se “Mark Zuckerberg gjithmonë thotë se Facebook filloi jo vetëm për të qenë kompani, por edhe për të përmbushur vizionin për të ndërlidhur njerëzit në botë”.

Sot sipas të gjitha statistikave Facebook është rrjeti social më i madh në të gjithë botën.

NJOKIS PRO