Rroga mesatare në vendet anëtare të BE-së për vitin 2017

rroga

Nëse krahasohet me vitin 2014, rroga mesatare është rritur për 2.02% gjatë tre viteve të fundit. Rroga mesatare në BE në vitin 2017 është 1,520 EUR për muaj, që nga 1489 euro në vitin 2014.

Tash, Danimarka është lider i ri me rrogën mesatare më të lartë (EUR 3,095), duke kaluar liderin e vjetër afatgjatë Luksemburgun. Duke folur për të fundit, Bullgaria dhe Rumania renditen si vendet e fundit në BE me pagë mesatare (406 Euro, përkatësishtë 515 Euro)

Hendeku midis më të pasurve (Danimarka) dhe më të varfërve (Bullgaria) është 7.6. E cila aktualisht po zvogëlohet, pasi që në vitin 2016 hendeku midis Luxemburgut dhe Bullgarisë ishte më shume se 8 herë.

Ka një gjë që duhet pasur parasysh, jo të gjitha vendet në këtë list përdorin Euro, në fakt  9 nga 28 vende në BE përdorin monedhat e tyre kombëtare në vend të euros. (Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke,Danimarka, Hungaria, Polonia, Rumania, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar).

Nga tabela e mëposhtme ju mund të vëreni që ka një rritje mesatare negative në 9 shtete gjatë 3 viteve të fundit. Për vendet si Danimarka, Suedia, Mbretëria e bashkuar mund ta kemi parasysh pasi që monedhat e tyre kombëtare kanë qenë të paqëndrueshme ndaj monedhës euro dhe dollarit amerikan. Për vendet tjera do të duheshin më shumë hetime, çfarë nuk është temë kryesore e këtij artikulli.

rrogat

Kjo është një listë e vendeve ku përfshihen pagat mesatare mujore (të ndara për 12 muaj) në të ardhurat neto (pas taksave) në Evropë, në monedhën euro. Tabela e mësipërme pasqyron pagën mesatare të raportuar nga ofruesit e ndryshëm të të dhënave. Në tregjet më pak të zhvilluara, të ardhurat aktuale mund të kalojnë ato të listuara në tabelë për shkak të ekzistencës së ekonomive informale.

Përderisa paga mesatare në BE është rreth 1,520 euro, jo të gjitha vendet janë të barabarta, këhtu që për shembull paga mesatare më e madhe është regjistruar në Danimarkë (3,095) ndërsa më e ulëta në Bullgari është 406 euro.

Krahasuar me vitin 2016, nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm, dhe ne akoma mund të shohim që mesatarja e rrogave  prej 1,500 eurove ndanë BE-në në gjysëm – ku në 14 shtete mesatarja është mbi këtë mesatare ndërsa në 14 është nën këtë mesatare.

Në fakt vetëm 2 nga 14 vendet ku mesatarja e rrogave është nën mesataren e BE-së (Slovenia dhe Malta) kanë mesatare të rrogave vetëm pak mbi këtë mesatare, më shumë se 1000 euro, duke e lënë pjesën tjetër të shteteve nën  mesataren e BE-së, me pagë mesatare me të vogël se 1,000 euro.

NJOKIS PRO