Seminari për udhëheqësit e rinj në GCED, Seul

Seminari

Afati i fundit për aplikim:  25 Mars 2018
Për:  pjesëmarrës të moshave 18 deri 24 vjeçare
Vendi: 20-26 Maj 2018 në Seul, Repulika e Koresë

Përshkrimi

Qendra e Arsimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Azisë dhe Paqësorit (APCEIU) do të organizojë seminarin e 4-të për udhëheqësit e rini në GCED (Edukimi Global i Shtetësisë) nga 20 deri më 26 maj 2018.

Seminari një javor synon të ndërtoj kapacitetin e liderëve të rinj në mbarë botën, për të identifikuar strategjitë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), në veçanti Targeti 4.7 dhe për të zbatuar iniciativa innovative për nxitjen e qytetarisë globale përmes avokimit. Ndërsa u mundësohet pjesëmarrësve të thellojnë kuptimin e tyre mbi GCED, seminari lejonë udhëheqësit e rinj të luajnë një rol të madhë dhe të bëhen pjesë e një rrjeti më të gjerë të liderëve të rinj për GCED.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit do të identifikojnë çështje specifike e prioritare rreth shtetësisë globale si dhe do të krijojnë plane për drejtimin e GCED në të ardhmen. Duke punuar individualisht po ashtu edhe në grupe, udhëheqësit e rinj do të krijojnë qëllimet dhe strategjitë për përdorim në nivel lokal dhe kombëtar. Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth fushave specifike si GCED dhe avokimi i të rinjve nëpërmjet sesioneve informuese. Ata po ashtu do të angazhohen në dialog dhe debate mbi çështjet në zhvillim. Si pjesë e seminarit, pjesëmarrësit do të bëjnë një vizitë në terren në zonën DMZ (Zona e demilitarizuar) për të diskutuar rolin e të rinjve për një të ardhme më paqësore dhe të qëndrueshme.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:

Për të aplikuar duhet të plotësoni të gjitha kriteret e mëposhtme:

Mes moshës 18 dhe 24 vjeçare;
Qytetarët e vendeve të cilët pranojnë ndihmë nga Official Development Aid (ODA)
Minimumi 2 vjet përvojë aktive në aktivitetet rinore;
Njohuri në çështjet dhe prioritetet që lidhen me GCED
Zotërimin e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar

Kosto

APCEIU ofron strehim, ushqim dhe transport lokal për të gjithë pjesëmarrësit gjatë seminarit. APCEIU gjithashtu do të mbulojë fluturimin kthyes ndërkombëtar (për/nga Seuli) për pjesëmarrësit të cilët përzgjidhen për financim të plotë.

Pjesëmarrësit janë përgjegjës për shpenzimet e udhëitimeve të brendshme, tarifën e aplikimit për vizë të Koresë. Vetëm “sigurimi në udhëtim” do të mbulohet nga APCEIU. Nëse pjesëmarrësit kërkojnë ose dëshirojnë të kenë sigurim shëndetësor gjatë asaj periudhe, shpenzimet duhet mbuluar personalisht.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutem plotësojeni aplikacionin.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitojeni faqen zyrtare të internetit.

NJOKIS TIPS